Specializimi Inteligjent (Smart Specialisation - RIS3) është një qasje politike e BE-së ndaj nevojës për politika të inovacionit territorial. Ai mbështetet në përqendrimin e investimeve publike në aktivitetet kërkimore, zhvillimore dhe inovative në disa fusha me përparësi të zgjedhura me kujdes, për të patur impaktin më të madh të mundshëm. Me ndihmën e Komisionit Europian, përmes Qendrës së Përbashkët të Kerkimit (DG JRC), në veçanti Platformes së Specializimit Inteligjent, Shqipëria ju bashkua Platformës së Specializimit Inteligjent në fillim të vitit 2018. Duke pasur parasysh se inovacioni kërkon jo vetëm egzistencën e kushteve minimale bazë, por edhe kapacitete  e burime specifike, Rajoni 2 paraqet potencialin më të larte për Specializim Inteligjent, pasi aty janë të përqendruar edhe aktorët kryesorë të inovacionit.

Strategjia e Specializimit Inteligjent për Rajonin 2 do të bazohet në veçoritë specifike rajonale, pikat e forta dhe potencialet. Procesi i formulimit të strategjisë do të realizohet në partneritet te ngushtë mes biznesit, enteve publike dhe institucioneve kërkimore.

 

Partnerët

  • MIn-bujqesi.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • 4.jpg
  • 7.jpg
  • minturizmit.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al