No News items can be found, please choose another source of article

A. ROLI I AGJENCISE

Roli 1: Institucion ekspert per arritjen e objektivave te zhvillimit

Roli 2: Institucion kontribues ne harmonizimin dhe integrimin e faktoreve ekonomike, sociale dhe ambientale per zhvillimin e balancuar te te gjithe rajoneve te Shqiperise.

Roli 3: Rol perfaqesues

B. PARIMET E PUNES

Parimi 1: Pavaresia ne organizimin dhe pershtatjen e aktiviteteve, ne shtrirjen e bashkepunimit me organizmat e tjere shteterore, nderkombetare ose private ne zbatimin e programeve apo projekteve te perbashketa. 

Parimi 2: Nxitja e bashkepunimit ndervendor, nder-rajonal dhe nder-kufitar.

Parimi 3: Reciprociteti ligjor ne marrdheniet me te tjere ne kushtet e barazise, respektit te ndersjellte midis paleve bashkepunuese me njera-tjetren.

C. Funksionimi

C.1  Burimi i financimit te shpenzimeve operative, pagave, shperblimeve, etj.

1) Buxheti i shtetit

2) Te ardhurat e veta

3) Ndihma e huaj permes marreveshjeve

4) Kostot e manaxhimit (d.m.th. per programe apo projekte te cilat i manaxhojme vete)

5) Burime te tjera te ligjshme (donacione, etj.) 

C.2  Kryerja e funksioneve te tjera te deleguara 

AZHR2 mund te ushtroje edhe funksione te tjera por permes delegimit.  Nje delegim i tille behet sipas nje baze ligjore te percaktuar.

D.  Baza e punes se AZHR2

Hartimi i programeve operacionale te zones se zhvillimit rajonal perkates.

Bashkepunimi me njesite e qeverisjes vendore per pergatitjen dhe zhvillimin e planeve te zhvillimit lokal ne perputhje me planet e zhvillimit rajonal dhe per krijimin e partneriteteve vendore dhe ndervendore, rajonale dhe nder-rajonale.

Perfaqesimi i interesave te zhvillimit te zones se zhvillimit rajonal perkates ne marredheniet me Agjencine Kombetare per Zhvillim Rajonal si edhe me pale te tjera te perfshira.

Pergatitja dhe zbatimi i programeve konkrete te zhvillimit rajonal dhe territorial te zones perkatese dhe mer pjese vete ne forma te ndryshme te partneriteteve rajonale.

Zhvillimi i programeve qe mbeshtetin hartimin e projekteve rajonale me disa perfitues dhe nxitin krijimin e partneriteteve rajonale.

Ngritja dhe manaxhimi i bazes se informacioneve per projektet rajonale dhe lokale te zhvillimit qe zbatohen ne zonen e zhvillimit rajonal perkates dhe kontribuon me inforamcion dhe te dhena prane AKZHR-se ne sistemin e informacioneve rajonale ne nivel kombetar.

Hartimi dhe koordinimi i programeve financiare.

Zbatimi dhe monitorimi i projekteve zhvillimore ne nivel rajonal dhe nder-rajonal ne emer te vete agjencise ose te perfituesve ne nivel lokal, ne zbatim te marreveshjes perkatese.

E. Burimet kryesore mbeshtetese financuese per arritjen e objektivave te zhvillimit te rajonit 2

1) Buxheti sipas drejtimeve;

2) Programet dhe projektet e donatoreve qe pasqyrohen ne marreveshjet perkatese te bashkepunimit;

3) FEZHR (Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal);

4) Programet dhe projektet europiane ne kuadrin e bashkepunimmit ekonomik per anetaresim, si program IPA, etj. dhe programe te tjera potenciale;

5) Bashkepunimi me biznesin permes organizatave dhe subjekteve te tij ne respektim te iniciatives se lire.

 

Partnerët

  • 5.jpg
  • ministra-e-transportit.jpg
  • jica.jpg
  • ministria-e-zhvillimit.jpg
  • 4.jpg
  • 11.jpg
  • kfw.jpg
  • 12.jpg
  • 7.jpg
  • 13.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al