No News items can be found, please choose another source of article

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 961, datë 2.12.2015, “PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE PËR ZHVILLIMIN RAJONAL, TË AGJENCIVE TË ZHVILLIMIT RAJONAL DHE AGJENCISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK RAJONAL”

Ky vendim përcakton krijimin e Agjencisë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal (AKZHR), të agjencive të zhvillimit rajonal (AZHR) dhe Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Rajonal (AZHER).

Në bazë të këtij Vendimi, Agjencia për Zhvillim Rajonal kryen veprimtaritë e saj në rolin e një institucioni ekspert për zbatimin dhe arritjen e objektivave për politikën e zhvillimit rajonal, si dhe kontribuon për të harmonizuar dhe integruar faktorët ekonomikë, socialë dhe ambientalë, për zhvillimin e Rajonit 2.

Në përputhje me parimin e bashkëpunimit, Agjencia nxit bashkëpunime ndërvendore, ndërrajonale dhe ndërkufitare, me qëllim nxitjen e konkurueshmërisë, përmirësimin e eficiencës së burimeve dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike. Agjencia përshtat aktivitetet e saj, duke vepruar në formë të pavarur dhe duke nxitur bashkëpunime me organizma të tjerë shtetërorë, ndërkombëtarë ose privatë, për zbatimin e programeve apo projekteve të përbashkëta, të cilët kontribuojnë në zhvillimin dhe integrimin e balancuar të Rajonit 2.

Në përputhje me parimin e reciprocitetit, Agjencia ngre dhe përdor instrumente të ndërsjella e ligjore në marrëdhëniet me Agjencitë e tjera të Zhvillimit Rajonal dhe me të tjerë, për të siguruar të drejtën e barazisë e të respektit të ndërsjellë ndërmjet palëve, organeve e institucioneve që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Link: Vendimi i Plotë

Partnerët

  • 7.jpg
  • ministra-e-transportit.jpg
  • 4.jpg
  • kfw.jpg
  • 5.jpg
  • 11.jpg
  • ministria-e-zhvillimit.jpg
  • jica.jpg
  • 13.jpg
  • 12.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al