Në kuadër të programit     IPA II Ndërkufitar Maqedoni Shqipëri, dhe me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Maqedoni, startoi sot projekti "Standardet dhe Çertifikimi 

produkteve bujqësore, ngritja e kapaciteteve në përthithjen e fondeve dhe strategjitë e marketingut në mbështetje të rritjes ekonomike dhe tregtisë së agrobizneseve”. Ky projekt do të zbatohet për dy vjet nga partneret: Creative Business Solutions (CBS), Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 (AZHR2) dhe Komuna Diber e Madhe në Maqedoni. Pjesëmarrese në takim ishte dhe Bashkia Dibër, si përfituese indirekte nëpërmjet zhvillimit të agrobiznesit në rajon.

 

 

Të dhëna bazë

Nr i Kontratës:              IPA/2017/390-464
Programi Financiar:      IPA II CBC Maqedoni – Shqipëri
Drejtues Projekti:          Creative Business Solutions
Data e nisjes:               1 Dhjetor 2017
Kohëzgjatja:                 24 muaj
Buxheti total:                € 310,000
Kontakt:                        Ilir Pilku
                                     Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

                                      

Partnerë

Creative Business Solutions (CBS)
Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 Tiranë (RDA2)
Bashkia Dibër

 

Rezultatet e pritshme

Projekti do të sigurojë një impakt të konsiderueshëm duke gjeneruar përfitime për ekonominë lokale dhe Ndërmarrjet Bujqësore në rajonin e Dibrës. Projekti do të Çertifikojë 20 Agrobiznese me HACCP, ISO2200, GlobalGAp dhe Organik, mbështesë 20 Fermerë me përgatitjen e planeve të Biznesit për të përfituar nga skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të granteve si dhe do të zhvillojë Plane Marketingu të integruara për 20 Agrobiznese. Për realizimin e këtij impakti, projekti do të zbatojë zgjidhjet më të avancuara në mbështetje të zhvillimit të sektorit bujqësor në rajonin e Dibrës.

Financimi

Kostoja totale e projektit është 310,00 Euro. Projekti është 85% bashkëfinancim i Bashkimit Europian, Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA) II Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë.

 

#EUforYOU
#CreatingCommonFuture

Partnerët

  • 4.jpg
  • minturizmit.jpg
  • 7.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • ADC-Logo.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al