Kete muaj per te gjithe rajonin e Dibres

Ne kuadrer te Panairit Nderkombetar te Turizmit – ne datat 7-9 prill 2017 -  do te zhvillohen ne Tirane Ditet e Turizmit Dibran. Ne funksion te ketij panairi eshte menduar edhe organizimi per te rinjte e Qarkut Diber, i konkursit kreativ "Trego Bukurite e Vendlindjes Tende".

Konkursi eshte i hapur deri me date 5 prill 2017 ndersa me daten 8 prill ne qytetin e Tiranes do te shpallen fituesit e ketij konkursi. Per cdo Bashki te Qarkut Diber do te shpallet nje fitues, i cili do te nderohet me cmim nga bashkia perkatese ndersa ne nivel Qarku do te shpallet nje fitues qe do te nderohet me cmim nga ARZH2.

Qellimi i kesaj nisme eshte qe vete te rinjte e Qarkut te Dibres te promovojne bukurite e vendlindjes se tyre. Me kete konkurs kreativ duam te ndertojme te ardhmen e perbashket ne vendlindje, por edhe per te treguar se sa i shumellojshem eshte vendi yne. Aty cdo njeri mund ta gjeje veten si ne shtepine e tij, pavaresisht se prej nga vjen.

Pra, nese ke nje vend ku ti gjen nje kenaqesi te vecante, qetesi per te menduar dhe ku merr energji pozitive, provo me kameran tende ta prezantosh ne kete konkurs dhe na lejo te mesojme se cfare eshte vendi yt i dashur. Nuk behet fjale shume per perfeksion teknik apo per paisje speciale. Behet fjale per motive interesante, foto te kompozuara bukur dhe mbi te gjitha per shume kreativitet.

Postimi i fotos apo videos, bashke me nje pershkrim te shkurter mbi cfare  perfaqeson ajo, duhet te behet ne: https://www.vendlindja.al. Paraprakisht duhet bere rregjistrimi online, duke plotesuar edhe nje deklarim per pranimit te kushteve te pjesmarrjes.

Pas hedhjes se fotos ose videos je pjese e konkurimit.

Me pak klikime ti mund te shtosh informacionet qe duhen per ta bere vendlindjen tende te vizitueshme nga turiste dhe udhetare vendas e te huaj. Informacionet ne kete app mund te hidhet edhe nepermejet celularit, nese disponon nje smart-phone qe ka internet dhe GPS. 

Cfare duhet te kini parasysh? Fotot dhe videot duhet te jene bere prej jush  dhe te drejtat e autorit te ketyre fotove te perkasin ty. Pranohen vetem foto origjinale (jo foto te marra nga interneti). Nuk lejohet te behen ndryshime te permbajtjes se fotos (p.sh. montime te fotove ne kompjuter). Ti lejohesh te dergosh deri ne kater foto dhe nje video per cdonjeren nga kategorite qe jane prezantuar me poshte:

- fshat i bukur me perspektive si destinacion turistik;

- atraksion turistik (kulture, natyre, agro-biodiveristet etj);

- akomodim tradicional (bujtine, stan);

- ushqim tipik i zones (gatime te vecanta, nje restorant tipik);

- artizanate te vecanta;

- komunitete me tradita te vecanta;

Fituesit: Qellimi i projektit nuk eshte shpallja e fotos apo videos fituese, por destinacioni qe promovohet. Per kete arsye edhe sistemi i vleresimit eshte i thjeshte: Per cdo kategori, fshatrat, bujtina, restorante, ushqime tipike, artizanati, agrobiodiveristeti etj, do te klasifikohen 5 vendet e para ne varesi te pelqimeve (Like) te marra. Me pas, juria e ngritur per kete qellim do te verifikoje dhe vleresoje fituesit! Pra perpiqu te besh sa me shume miq per vendlindjen tende, qe te rritesh mundesine per te fituar!

Fituesit per cdo kategori do te perfitojne:

- Nje program marketingu per ti perfshire ne destinacionet turistike, dhe perfshirja ne paketen promocionale te turizmit malor per vitin 2017 nga AKT.

-Ne bashkepunim me bashki dhe projekte te vecanta do te vleresohen fitues ne nivel lokal, te cilet do te perfitojne projekte mbeshtetese per zhvillimin e turizmit dhe do te percaktohen dhurata te vecanta. 

-Platforma eshte teresisht e integruar ne Facebook, ku do te sherbeje si facebook app. Te gjitha postimet qe ju do te beni do te jene ne te njejten kohe edhe ne faqen e internetit qe eshte krijuar enkas per kete nisme www.vendlindja.al.

Mos harroni koha e dorezimit te fotove dhe videove per fazen e pare te konkursit eshte deri me 5 prill 2017. 

Trego vlerat e Dibres eshte nje inisiative promovuese e ARZH2 dhe Bashkive Diber, Bulqize, Klos dhe Mat.

Platforma e ketij konkursi eshte krijuar nga Ministria e Turizmit, AKT dhe projektet e bashkepunimit te GIZ, UNDP dhe Instituti Kanadez i Teknologjise. 

Ju mund informheni ne facebook https://www.facebook.com/tregovendlindjen ose ne www.vendlindja.al 

Partnerët

  • 7.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • 4.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • minturizmit.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al