Programi i Zhvillimit Rajonal Shqipëri, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ka kënaqësinë të lançojë Thirrjen për Aplikime në kuadër të Skemës Pilote Rajonalë të Granteve. Kjo skemë synon të mbështesë në të gjithë territorin e Shqipërisë projektet infrastrukturore të shkallës së vogël dhe të përmirësojë kapacitetet rajonale dhe lokale.

Skema Pilote Rajonale e Granteve, me një fond prej 822,000 Euro (përfshirë TVSH) do të zbatohen në partneritet të ngushtë me katër Agjencitë e Zhvillimit Rajonal, duke synuar 61 bashkitë në katër Zonat për Zhvillimin Rajonal të Shqipërisë. Për herë të parë në Shqipëri prezantohet një mekanizëm ku institucionet rajonale do të gëzojnë funksione menaxhuese. Kështu, secila AZHR do të ngarkohet me vlerësimin, përzgjedhjen dhe monitorimin e Skemës Pilote Rajonale të Granteve. Në këtë kontekst, Skema Pilote Rajonale e Granteve synon gjithashtu të kontribuojë në procesin e integrimit në BE të Shqipërisë, duke pasqyruar praktikën e mirë në Bashkimin Europian për këtë lloj instrumenti.

Shumat e granteve nga 24,000 Euro deri në 60,000 Euro janë në dispozicion për propozimet e projekteve nga Bashkitë në zona specifike të zhvillimit rajonal, të tilla si: ndërhyrjet për të përmirësuar shërbimet arsimore, sportin, turizmin dhe infrastrukturën kulturore, shërbimet sociale lokale, lehtësirat në transportin lokal, etj. Përveç këtyre, projektet do të synojnë të përmirësojnë direkt kushtet socio-ekonomike të komuniteteve lokale duke adresuar zgjidhjet për investimet lokale të shkallës së vogël për të ofruar cilësi jetese për komunitetet.

Thirrja për Propozime do të jetë e hapur deri në 21 Maj 2018, ora 12:00 dhe gjatë kësaj periudhe në secilën Zonë të Zhvillimit Rajonal do të mbahen Sesione Informuese, ku palët e interesuara dhe aplikantët e mundshëm do të informohen dhe diskutojnë të gjithë hapat, proceset dhe dokumentet përkatëse në kuadër të Skemës.

Aplikimet duhet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet në aplikimin për grante dhe format e buxhetit si shtojca për thirrjen për propozime (Shtojca A dhe B). Aplikantët duhet të aplikojnë në Shqip. Gjithsesi, “Përmbledhja Ekzekutive e Veprimit” duhet të mundësohet në Shqip dhe Anglisht.

Ju lutemi shkarkoni me poshte Formularin e Aplikimit dhe gjithë dokumentet përkatëse të Skemës Pilote Rajonale të Granteve :

Korrektim i Thirrjes për Aplikime! (publikuar 11 Maj 208)     shkarko  

Thirrja per aplikim      shkarko  

Formulari i Aplikimit    shkarko  

Formulari i buxhetit (i përditësuar)    shkarko  

Pyetje & Përgjigje Nr.1 (8 Maj 2018)   shkarko  

Pyetje & Përgjigje Nr.2 (11 Maj 2018)    shkarko   

 

Partnerët

  • 4.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • minturizmit.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • 7.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al