Po zhvillohet sot në Peshkopi trajnimi me temë “Financimet Alternative- Skemat e Programit IPARD”, në focus të të cilit janë GRATË Sipërmarrëse të Agrobizneseve në Rajonin e Dibrës. Ky trajnim bëhet në kuadër të projektit ndërkufitar IPA të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, Ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve”, nga partnerët zbatues të tij, Creative Business Solutions (CBS), Agjensia për Zhvillim Rajonal-2 dhe Komuna Dibër. Trajnimi oraganizohet në bashkëpunim me organizatën Agritra - Vizion Dibër e cila një prej objektivave kryesore të saj ka fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave në këtë Rajon.Në këtë seminar janë pjesëmarrëse rreth 20 gra sipërmarrëse në sektorin agro të rajonit të Dibrës.

                                     

Reçel molle, jufka, komposto thane , sheqerpare dibre  e plot prodhime të tjera te krahines se Dibres jane trashegimia dhe tradita e ketyre grave . Produktet e tyre perbejne nje pjese te konsiderueshme te agrobiznesit ne kete zone. Flasim per perkushtim, pasterti, shije dhe natyre te cilat mund t’i gjesh  shume thjesht te amballazhuara bukur ne nje kavanoz reçeli ose ne nje pjate me jufkat e Dibres.

             

Përmirësimi i teknologjisë në sektorin e Agroperpunimit nëpërmjet përthithjes të granteve kombëtare por edhe atyre të Bashkimit Europian, si dhe çerifikimi dhe brandimi i produktit tradicional të kësaj zone, do të jenë gjatë gjithë kohës pjesë e mbështetjes nga Programi Ndëkufitar IPA II.

Partnerët

  • 4.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • minturizmit.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • 7.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al