Një tjetër trajnim tre ditor , në vijim të ciklit të trajnimeve mbi Financimet Alternative, nis sot në kuadër të projektit ndërkufitar IPA të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, Ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve”,I cili organizohet nga partnerët zbatues të tij, Creative Business Solutions (CBS), Agjensia për Zhvillim Rajonal-2 dhe Komuna Dibër, në qytetin e Peshkopisë. Tematika kryesore e këtij trajnimi do të jetë shpjegimi I skemave të fondeve IPARD , si dhe menyra e aplikimit të agrobizneseve për të përfituar nga këto fonde. Ky sesion do të synojë përvetësimin e këtyre skemave nga agrobizneset e zonës së Dibrës, në mënyrë që edhe aplikimet e tyre për këto fonde të kenë një shkalle të lartë suksesi. Instrumenti për Asistencë Para-aderimit (IPA) është mjeti kryesor i Bashkimit Evropian  për t’i siguruar vendeve të zgjerimit mbështetje financiare dhe teknike. Ky Instrument ka nje komponent të zhvillimit Zhvillimit Rural (IPARD), i cili u siguron vëndeve kandidate të Bashkimit Evropian  asistencë për implementimin e programeve shumëvjeçare duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale.

Objektivat kryesore te fondeve IPARD janë:

  • Mbështetja e investimeve në sektorin agro-ushqimor, me synim përmirësimin e konkurueshmërisë, përmbushjen e standardeve të BE-së dhe respektimin e standardeve të mbrojtjes së natyrës dhe mjedisit;
  • Mbështetja e investimeve në zonat rurale, me synim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e bizneseve që çojnë në përmirësim të mundësive të punësimit dhe të përfshirjes sociale.

Partnerët

  • minturizmit.jpg
  • 7.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • 4.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al