Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000 është certifikimi më i lart ndërkombëtar që mund të arrihet në lidhje me sigurinë ushqimore.   

Ky sistem përfshin principet e HACCP dhe përputhet me sistemin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001, duke krijuar në këtë mënyrë bazën ideale për zbatimin e një sistemi të menaxhimit të sigurisë ushqimore i cili është kosto-efikas dhe gjithëpërfshirës.

Pasi ISO 22000 është një standard menaxhimi i përgjithshëm për sigurinë ushqimore, ky mund të përdoret nga çdo kompani e cila në mënyrë direkte apo të tërthortë lidhet me zinxhirin ushqimor nga bujqësia deri tek shërbimet ushqimore, përpunimi, transporti dhe magazinimi , në paketim dhe në shitje

 

Përfitimet  kyçe:

  • ISO 22000 eshte një standard global, i qartë dhe i auditueshëm që ofron mundësinë për të bashkuar në një kuadër të vetëm gjithë pjesët e Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (FSMS).
  • Provon angazhimin ndaj kënaqësisë së konsumatorëve dhe transmeton siguri dhe besim tek ata.
  • Përputhshmëri me kërkesat statutore dhe rregullator.
  • Përmirëson imazhin e kompanisë.
  • Harmonizohet me sistemet e tjera të menaxhimit (ISO 9001, ISO 14001 etj).

Partnerët

  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • 7.jpg
  • minturizmit.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • 4.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al