Punëdhënësi:                        Agjencia per Zhvillim Rajonal 2 Tirane (AZHR2)
Vendndodhja:                       Qarku Dibër
Tipi i kontratës:                    Afatshkurtër (Kontratë Shërbimi)
Kohëzgjatja:                          28 ditë pune (e shtrirë në 10 muaj)

Referenca:                             5.2.15          
Data e publikimit:                 16.04.2018

Afati i aplikimit:                    26.04.2018

 

 

Informacion i përgjithshëm

 

Financimi bujqësor në Shqipëri dhe Maqedoni mbetet i kufizuar në krahasim me nevojat e sektorit. Ndonëse në të dyja vendet bujqësia konsiderohet si motori i zhvillimit ekonomik duke kontribuar përkatësisht me 18% të PBB-së në Shqipëri dhe 13% në Maqedoni, qasja e sektorit në skemat e financimeve është mjaft e ulët. Në Shqipëri kreditimi i sektorit të bujqësisë si përqindje e PBB-së është vetëm 4%. Kohët e fundit sektori bankar ka shtuar fokusin në sektorin bujqësor, por ende kreditimi i tij është shumë i ulët dhe konsiderohet shumë i rrezikshëm. Ekzistojnë mjaft mundësi alternative financimi siç janë grantet kombëtare dhe të BE-së, por agrobizneset në të dy vendet kanë aftësi të ulët absorbuese dhe aftësi shumë të kufizuara për një planifikim efektiv të biznesit.

Për këtë arsye, RDA2 kërkon të kontraktojë një konsulent individ, që do të hartojë plane biznesi dhe marketingu për dy (2) nga agro – përpunuesit e përzgjedhur në bashkëpunim me autoritetet lokale.

 

Përshkrimi i Projektit

 

‘Standardet bujqësore dhe çertifikatat, ngritja e kapaciteteve për përthithjen e fondeve dhe strategjitë e marketingut për të mbështetur rritjen ekonomike dhe tregtinë’ është një projekt dy-vjeçar, i financuar nga BE që mbështet zhvillimin e bujqësisë në rajonet e Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe, si një nxitës për rritjen ekonomike ndërkufitare. Projekti i cili është në faze zbatimi nëpërmjet  një bashkëpunimi  rajonal me Agjencinë Rajonale të Zhvillimit 2-Tiranë dhe Bashkinë e Dibrës së Madhe si partner, si dhe Creative Business Solution si partner kryesor. Si pjesë të ndërhyrjeve të saj, projekti do të zhvillojë një grup agrobiznesesh në zonën ndërkufitare, të cilat  do të fuqizohen nëpërmjet tre komponentëve: (i) Certifikimi i produkteve bujqësore dhe ofrimi i trajnimeve të përshtatura për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e çertifikimeve, (ii) Përgatitjen e saktë të paketave të aplikimeve për grantet Europiane dhe programe të tjera financimi, së bashku me trajnime për ngritjen e kapaciteteve për të rritur absorbimin e fondeve  (iii) Shërbimet e Konsulencës së Integruar mbi Strategjitë e Marketingut duke përfshirë markimin, etiketimin dhe marketingun digjital.

 

 Përshkrimi i punës

 

Konsulenti  për hartimin e Planeve të Biznesit do të ofrojë asistencë teknike për përfituesit, fermerët, mbarështuesit e blegtorisë dhe agropërpunuesit për të hartuar 2 (dy) Plane Biznesi dhe  Marketingu. Konsulenti do të ndihmojë përfituesit në përgatitjen e paketave të aplikimit të granteve, në mënyrë që ata të mund të përfitojnë grante me sukses nga Qeveria Shqiptare, Programi IPARD ose donatorë të tjerë potencialë. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me AZHR 2 dhe Koordinatorin e Projektit për të ofruar trajnime për ngritjen e kapaciteteve përfituesve në mënyrë që të rrisin kapacitetet e tyre për absorbimin e fondeve.

 

 Detyrat dhe përgjegjësitë e Konsulentit   

 

       Mbështet përfituesit e projektit për të hartimin e planeve të biznesit sipas nevojave të tyre për investime;

     Bashkëpunon me ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm për hartimin e strategjive të marketingut të përfituesve të projektit;

       Harton paketat e aplikimit të granteve në emër të përfituesve në mënyrë që të kenë qasje në mbështetjen financiare të donatorëve të ndryshëm;

       Bashkëpunon ngushtë me Koordinatorin e Projekteve dhe përfituesit e projektorit për zbatimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të përfituesve të projektit;

       Përgatit raporteve monitorimi dhe indikatorësh për Koordinatorin e Projektit sipas nevojës;

       Plotëson në kohë gjithë dokumentacionin e caktuar, raportet dhe detyrat;

 

Aftësitë e kërkuara dhe kualifikimet

 

·       Diplomë universitare në Studimet Ekonomike Bujqësore ose në fusha të ngjashme; Diploma master ose kualifikimet shtesë janë një avantazh;

·       Përvojë e dëshmuar në hartimin e planeve të biznesit dhe strategjive të marketingut;

·       Së paku 3 vjet përvojë në planifikimin e biznesit dhe përpunimin e strategjive të marketingut;

·       Njohuri të mira për programet mbështetëse financiare, siç janë skemat kombëtare, IPARD, SARED etj.

·       Aftësi të mira për të punuar në grup dhe nën presion;

·       Sistematike dhe e organizuar mirë në punën e tij;

·       Shkathtësi të mira komunikuese me gojë dhe me shkrim;

·       Aftësi ndërpersonale dhe organizative;

·       Njohuri të mira të Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe Power Point).

 

 

Aplikimi

 

Kandidatët e kualifikuar dhe të interesuar duhet të dërgojnë një CV të shoqëruar me letër motivimi në të dyja adresat e e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. jo më vonë se afati i sipërpërmendur, me subjekt "5.2.15 Konsulent Individual për hartimin e Planeve të Biznesit për  agrobiznese ". Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.  

 

 

Partnerët

  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • 7.jpg
  • minturizmit.jpg
  • 4.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • SDC-Logo.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al