Punëdhënësi:                        Agjencia per Zhvillim Rajonal 2 Tirane (AZHR2)
Vendndodhja:                       Rajoni i Dibrës
Tipi i kontratës:                     Afatshkurtër (Kontratë Shërbimi)
Kohëzgjatja:                          28 ditë pune (e shtrirë në 16 muaj)

Referenca:                             5.2.4-6            
Data e publikimit:                 16.04.2018

Afati i aplikimit:                    26.04.2018

 

 

Informacion i përgjithshëm

 

Pavarësisht potencialeve të larta në prodhimin e mishit dhe bulmetit, frutave dhe arroreve, si dhe bimëve aromatike dhe mjekësore (BAM) në zonat ndërkufitare të targetuara në Shqipëri dhe Maqedoni, ka shumë pak kompani të çertifikuara. Prodhuesit dhe përpunuesit e produkteve të mishit dhe bulmetit, frutave dhe arroreve, si dhe BMA-ve, nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur dhe nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë (SMC) për të pasur një akses më të mirë ne tregjet e BE-së. Aksesi ne zinxhirët e supermarketeve është gjithashtu një arsye më shumë për prodhuesit dhe përpunuesit shqiptarë dhe maqedonas për të përmbushur standartet e cilësisë dhe për të përftuar çertifikimet e kërkuara.

RDA2 do të punojë me fermerë dhe agro – përpunues potencialë me qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin e tyre lidhur me sistemet e menaxhimit të cilësisë. Fillimisht, do të zhvillohen sesione trajnimi, që do të pasohen nga një proces përzgjedhjeje të fermave dhe kompanive që shfaqin interes për të përftuar certifikatat përkatëse të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë. RDA2 do të bashkëpunojë ngushtë me përfituesit e përzgjedhur për të ngritur dhe vënë në zbatim SMC të tilla si: Global G.A.P., Organic production, ISO 22000, ISO 9001 dhe HACCP.

Për këtë arsye, RDA2 kërkon të kontraktojë një konsulent, që do të ngrejë dhe implementojë Sisteme të Menaxhimit të Cilësisë për fermerët dhe agro – përpunuesit e përzgjedhur. Procesi do të vijojë me mbështetjen e ofruesit të shërbimeve për inspektimin dhe çertifikimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë. Qëllimi final i këtij procesi është certifikimi i suksesshëm i përfituesve të projektit.

 

 

Përshkrimi i Projektit

 

"Standardet bujqësore dhe çertifikatat, ngritja e kapaciteteve për përthithjen e fondeve dhe strategjitë e marketingut për të mbështetur rritjen ekonomike dhe tregtinë" është një projekt dy-vjeçar, i financuar nga BE që mbështet zhvillimin e bujqësisë në rajonet e Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe, si një nxitës për rritjen ekonomike ndërkufitare. Projekti i cili është në faze zbatimi nëpërmjet  një bashkëpunimi  rajonal me Agjencinë Rajonale të Zhvillimit 2-Tiranë dhe Bashkinë e Dibrës së Madhe si partner, si dhe Creative Business Solution si partner kryesor. Si pjesë të ndërhyrjeve të saj, projekti do të zhvillojë një grup agrobiznesesh në zonën ndërkufitare, të cilat  do të fuqizohen nëpërmjet tre komponentëve: (i) Certifikimi i produkteve bujqësore dhe ofrimi i trajnimeve të përshtatura për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e çertifikimeve, (ii) Përgatitjen e saktë të paketave të aplikimeve për grantet Europiane dhe programe të tjera financimi, së bashku me trajnime për ngritjen e kapaciteteve për të rritur absorbimin e fondeve  (iii) Shërbimet e Konsulencës së Integruar mbi Strategjitë e Marketingut duke përfshirë markimin, etiketimin dhe marketingun digjital.

 

 

Përshkrimi i punës

 

Roli i Konsulentit për Implementimin e Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë është i lidhur me ndërtimin dhe vënien në zbatim të standarteve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore për përfituesit e projektit që janë fermerë ose kompani agro – përpunimi. Konsulenti do të bashkëpunojë ngushtë me Koordinatorin e Programit dhe Koordinatorin e Projektit në përzgjedhjen e përfituesve potencialë që shfaqin interes për çertifikimin e produkteve të tyre për të pasur akses në tregjet e BE-së. Konsulenti do të ndihmojë përfituesit të çertifikohen me sukses sipas Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë që kanë implementuar (Global G.A.P, Prodhim Organik, ISO 9001, ISO 22000 ose HACCP).

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Konsulentit të Implementimit të SMC-ve

 

  •   Të bashkëpunojë ngushtë me Koordinatorin e Programit, Koordinatorin e Projektit dhe përfituesit e projektit për një implementim të suksesshëm të standarteve të cilësisë dhe sigurisë të tilla si:  Global G.A.P, Prodhim Organik, ISO 9001, ISO 22000, HACCP, etc.
  •   Të mbështesë përfituesit e projektit në hartimin e procedurave, udhëzimeve, analizave të riskut dhe planeve të menaxhimit në përputhje me kërkesat e SMC-ve.
  •  Të ndërtojë sistemeve të mbajtjes së evidencave dhe rekordeve për të monitoruar implementimin e standarteve.
  •   Të kryejë vlerësime të brendshme të standarteve të implementuara.
  •   Të bashkëpunojë ngushtë me trupat e inspektimit dhe çertifikimit për një çertifikim të suksesshëm të përfituesve të projektit.
  •   Të koordinojë trajnime dhe workshope me përfituesit e projektit.
  •   Të marrë pjesë në aktivitete monitorimi dhe vlerësimi.
  •   Të kontribuojë në vendosjen e targeteve dhe objektivave në konsultim me Koordinatorin e Projektit.
  •   Të hartojë raporte përshkruese dhe të indikatorëve të të dhënave nëse kërkohet nga Koordinatori i Projektit.
  •   Të përmbushë në kohë të gjitha dokumentat, raportet dhe detyrat që i janë ngarkuar.

 

Aftësitë e kërkuara dhe kualifikimet

 

  •   Eksperiencë e provuar për zhvillimin dhe vënien në zbatim të sistemeve të sigurisë dhe cilësisë ushqimore (Global G.A.P., Prodhim Organik, ISO 9001, ISO 22000, HACCP).
  •  Të paktën 2 vjet përvojë në standartet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore.
  •   Njohuri të mira lidhur me teknologjinë e prodhimit dhe agro – përpunimit.  
  •   Aftësi të mira për të punuar në grup dhe nën trysni. 
  •   Sistematik dhe i mirëorganizuar në punë.
  •   Aftësi të mira komunikimi verbale dhe në të shkruar.
  •   Menaxhues i mirë i kohës, aftësi të mira personale dhe organizative. 
  •   Gradë Universitare e Avancuar në Inxhieri Agronomike, Teknologji Ushqimore ose fushave të ngjashme. Grada Master dhe kualifikimet shtesë përbëjnë një avantazh.
  •   Njohuri të mira të gjuhës angleze, si në të shkruar dhe në të folur.
  •   Njohuri të mira të Microsoft Office (Outlook, Word, Excel dhe Power Point).

 

 

Aplikimi

 

Kandidatët e kualifikuar dhe të interesuar duhet të dërgojnë një CV të shoqëruar me letër motivimi në të dyja adresat e e-mailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. jo më vonë se afati i sipërpemendur, me subjekt "5.2.4-6 Konsulent individual për implementimin e sistemeve të menaxhimit të cilësisë". Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.  

Partnerët

  • ADC-Logo.jpg
  • minturizmit.jpg
  • 7.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • 4.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al