Në kuadër të projektit ndërkufitar IPA të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe certifikimi i produkteve bujqësore, ngritja e kapaciteteve në përthithjen e fondeve dhe strategjitë e marketingut në mbështetjë të rritjes ekonomike dhe tregtisë të agrobizneseve”, partnerët zbatues të tij, Creative Business Solution , Agjensia per Zhvillim Rajonal-2 dhe Komuna Dibër filluan ciklin e trajnimeve të agrobiznesit të zonës së Dibrës. Moduli i parë i trainimeve me titull “Financimet Alternative per Agrobiznesin“, prezantoi mundësine e investimeve nëpërmjet skemave kombëtare mbështetëse për vitin 2018 të shpallura nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Qëllimi i këtij trainimi ishte kryesisht përfshirja e agrobizneseve të kësaj zone në këto skema dhe informimi mbi kushtet që duhen plotësuar për të përfituar keto grante. Moduli i trainimit u nis nga Z. Ilir Pilku, Koordinator i Projektit dhe Drejtor i Zhvillimit të Agrobiznesit pranë Creative Business Solution, i cili shpjegoi rëndësinë e skemave duke theksuar mundësitë që ofrohen per sektorin Agro dhe lëhtesite e krijuara nga ky projekt për të përfituar nga skema te tilla dhe jo vetem. Detaje te hollësishme teknike te këtij moduli u prezantuan nga Z.Ardian Marku, konsulent prane ketij projekti. Në këtë trajnim morën pjesë 57 agrobiznese të zonës së Dibrës. Një seksion i vecante iu dedikua pjesmarrësve me pyetje dhe përgjigje apo konsulencë teknike nga ekipi drejtues i ketij projekti. 

 

 

 

 

 

Partnerët

  • MIn-bujqesi.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • minturizmit.jpg
  • 7.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • 4.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al