Agjencia për Zhvillim Rajonal-2 Tiranë (AZHR-2), Creative Business Solution dhe Komuna Dibër, sot më dt 16 Shkurt 2018 në Qytetin e Peshkopisë, organizuan eventin e hapjes të projektit ndërkufitar

të BE-se që konsiston në rritjen dhe zhvillimin e Agrobiznesit në rajonin e përbashkët të Dibrës. Ky projekt i financuar nga Bashkimi Europian promovon rritjen ekonomike në zonën e Peshkopisë dhe të Dibrës së Madhe. Çertifikimet e Agrobizneseve me standartet HACCP, ISO2200, GlobalGAp dhe Organik, mbështetja e fermerëve me përgatitjen e planeve të Biznesit për të përfituar nga skemat e granteve kombëtare dhe ato të IPARD-it si dhe zhvillimi i Planeve Marketing të integruara për Agrobizneset, ishin platformat kryesore të projektit të cilat u prezantuan nga partnerët e zbatimit të projektit. 

Prefekti i Qarkut te Dibres, Z. Nexhbedin Shehu, në fjalën e tij përforcoi mesazhet e dhëna mbi angazhimin që ka ndërmarë Qeveria Shqipëtare në zhvillimin e zonave rurale jo vetëm në bujqësi dhe agrokulturë por edhe në turizëm dhe infrastrukturë. Midis të tjerave ai theksoi që “Nga sot çelim siparin e një projekti i cili ka në focus zhvillimin e Agrobiznesit në zonën tonë. Sot për ne është hapur një dritare financimi, e cila nesër do të kthehet në një rrugë dy kalimshe në tregun ndërkombetar”.

Drejtori i Përgjithshem i AZHR-2, Z. Arben Skënderi, theksoi rolin e institucionit të tij në implementimin e këtij projekti dhe përfitimet që do i vine kësaj zone nga ky projekt duke theksuar : “Jam i bindur që Dibra meriton plotësisht të përfitoje nga një projekt i cili synon të forcojë kapacitetin prodhues të sipërmarrjeve bujqësore dhe të rrisë aksesin në tregjet Europiane. Nëpërmjet këtij projekti po krijohet një produkt i aftë për të përballuar presionin e konkurrencës në tregjet e brëndshme dhe të BE-së, që do të përmbushë standardet dhe kërkesat e tregut të BE-së.”

Creative Business Solution, Z.Enio Jaco, partneri kryesor implementues në këtë projekt, përveç impaktit të komponentëve të projektit, nënvizoi që ndërhyrje të tilla në partneritet do të mundesojë që të injektohen rreth 2-3 milion euro investime kapitale. Për më tepër brandimi dhe marketimi i këtyre produkteve do mundësoje një akses të lartë në tregjet e zhvilluara. Pjesë e aktive në këtë event ishte dhe pjesëmarrja dhe prezantimi që përfaqesuesja e Delegacionit Europian në Shkup, Znj. Magdalena Sarlamanov, e cila theksoi që këto iniciativa bashkëpunimi janë një nismë e mirë për zhvillimet rajonale duke shmangur ndasitë kufitare për një vizion europian. Pjesëmarrës të tjerë të rëndësishëm në event ishin dhe Deputetja e zonës Znj Almira Xhembulla, kryetari i Bashkisë Peshkopi, Z. Muharrem Rama, kryetari Bashkisë Bulqizë, Z.Melaim Damzi, Kryetari i Qarkut, Z. Hajri Laci, dhe zyrtarë te tjerë vendorë.

Pjesë e rëndësishme e eventit ishin rreth 220 përfaqësues të Agrobiznesit të rajoneve të Dibrës (fermerë kultivues të frutave-perimeve dhe bimëve medicinale, sipërmarrës dhe kompani të angazhuara në bujqësi, përpunues të nën-sektorëve të agrikultures, etj). Moderimi i këtij eventi dhe prezantimi i komponentëve të ndërhyrjeve të projektit u prezantua nga Kordinatori i këtij projekti, Z.Ilir Pilku. Gjatë eventit u zhvilluan pyetje dhe përgjigje midis palës zbatuese të projektit dhe përfituesve të agrobizneseve në këtë zonë. Gjatë kësaj seance përfaqësuesit e këtij target grupi u informuan mbi mjetet që do të përdoreshin për implementimin e këtij projekti, dhe impakti që do kishte ky projekt në zonë.

 

 

 

Partnerët

  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • 7.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • 4.jpg
  • minturizmit.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al