Qeveria ka vendosur të bëjë një paketë fiskale në mes të 2018, duke bërë ndryshime në tre ligje që kanë të bëjnë me taksat.

Lehtësitë fiskale që ka ndërmarrë qeveria, për t’i ardhur në ndihmë sektorit rural, janë nxitje e drejtpërdrejtë për zhvillimin sektorit Agro në Shqipëri. Në sektorin e bujqësisë, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të përfitojnë rimbursimin e TVSH-së në masën 20 %, si të ishin një fermer, por tashmë pa limit në aspektin e qarkullimit, dhe do të trajtohen me tatim- fitimi të reduktuar nga 15 në 5 %.

Në anën tjetër, po promovohet agroturizmi. Sipërmarrjet e licencuara në sektorin e agroturizmit do të përfitojnë ulje të tatim-fitimit nga 15 në 5 %. Pra, nuk ka rëndësi sa sipërmarrje e madhe do të jetë në agroturizëm, do të trajtohet me 5 % tatim-fitimi dhe normë të reduktuar të Tatimit të Vlerës së Shtuar prej 6 % për shërbimet e akomodimit dhe përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja për qëllim agroturizmi.

     

Qeveria ka miratuar kushtet që duhet të plotësojë çdo biznes që kërkon të certifikohet në veprimtarinë pritëse agroturizëm. Referuar vendimit kërkohet që subjekti të ketë tokë në pronësi, fermë me kafshë si dhe të prodhojë një sasi të caktuar të produkteve vetë. Po kështu kërkohet që këto subjekte të kenë struktura akomodimi nga 6 deri në 30, por jo më shumë.

Agroturizmi, si veprimtari, mund të zhvillohet në ferma, që plotësojnë këto kritere: të paktën 1 ha tokë të mbjellë me kultura bujqësore ose, minimalisht 0,5 hektarë serra; ferma blegtorale duhet të mbarështojë, minimalisht 10 krerë gjedhë ose 100 krerë dele/dhi, apo 200 krerë shpendë (te fermat blegtorale klasifikohen edhe stanet); pranohen edhe ferma peshkimi/akuakulturë.

Agroturizmi mund të zhvillohet edhe në njësi agrikulturore, që kanë si aktivitet përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit e akuakulturës (si p.sh. pika përpunimi të vajit të ullirit, kantina të përpunimit të rrushit/frutave, pika përpunimi të bulmetit/baxho, peshkut, ferma akuakulture etj.), të cilat janë të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të agroturizmit.

Subjektet që zhvillojnë veprimtari pritëse të klasifikuar si “Agroturizëm”, duhet të ofrojnë, minimalisht, njërin nga shërbimet e mëposhtme: akomodim; ushqim dhe pije; veprimtari argëtuese/çlodhëse, të lidhura me fermën ose mjedisin përreth. Subjektet agroturistike, që ofrojnë akomodim, duhet të kenë një kapacitet nga 6 deri 30, por jo më shumë, dhoma pritëse. Akomodimi mund të ofrohet edhe në formën e fushimit, me ambiente për vendosjen e çadrave apo të makinave të fushimit.

Struktura pritëse, ku ofrohet ushqim dhe pije, duhet të ketë, minimalisht, 6 deri në 60, por jo më shumë tavolina. Ushqimi dhe pijet e ofruara në subjektet agroturistike duhet të jenë me origjinë nga ferma (të prodhuara ose të përpunuara në fermë/njësinë agrikulturore), minimalisht në 30% të sasisë së tyre. Nga 30% deri në 70% të produkteve ushqimore/pijeve lejohet të jenë me origjinë lokale, të prodhuara apo të përpunuara nga prodhues lokalë, që kryejnë aktivitet në bashkinë ku ka selinë agroturizmi.

Burimi: MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË dhe Agjencia Telegrafike Shqipëtare

 

 

Partnerët

  • SDC-Logo.jpg
  • 7.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • minturizmit.jpg
  • 4.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al