Ushqimet organike dallohen si të tilla nga mënyra se si një produkt ose ushqim është rritur dhe përpunuar. 

Pasi kërkesa për prodhimin e produkteve organike në tregun Evropian është rritur, Bashkimi Evropian ka rritur përpjekjet e tij për të zbatuar politika, standarte dhe monitorim në këtë drejtim.

Prodhimi organik është një sistem i përgjithshëm i menaxhimit të blegtorisë dhe prodhimit të ushqimeve që përdor procese ku mjedisi, shëndeti njerëzor, bimët dhe mirëqenia e kafshëve janë prioritare dhe të mbrojtura në mënyrë aktive.

Çertifikimit Organik është një mjet i rëndësishëm për fermerët shqiptarë veçanërisht për eksportin e produkteve të tyre.Për konsumatorët është gjithmonë e më e rëndësishme njohja e detajuar e produkteve që konsumojnë. Prandaj ata janë të predispozuar të kërkojnë produkte që janë kultivuar në mënyrë natyrore, janë rritur me produkte organike dhe janë përpunuar e transportuar sipas standardeve të përcaktuara, nga institucionet apo organizatat përgjegjëse. Për të konkurruar denjësisht në një treg ndërkombëtar, ku fuqia blerëse është e informuar dhe e orientuar drejt cilësisë, fermerëve shqiptarë do t’u duhet të marrin masat e duhura për të përmbushur pritshmëritë dhe kërkesat, duke çertifikuar produktet e tyre.


Certifikimi Organik  garanton që:

  • Prodhimi të respektojë natyrën.
  • Produktet të prodhohen në mënyrë të qëndrueshme.
  • Operatorët e prodhimit organik të kontrollohen një herë në vit nga trupat e kontrollit dhe autoritetet për të garantuar se ata respektojnë gjithë rregullat organike dhe rregullat e shëndetit dhe mbrojtjes së konsumatorëve.
  • Kafshët e fermave të kullosin në mënyrë të lirë në ajër të pastër dhe të trajtohen duke zbatuar kushte më të mira për mirëqenien e tyre.
  • Organizmat gjenetikisht të modifikuar të mos lejohen në bujqësinë organike.
  • Për ushqimin ka kufizime të rrepta për përdorimin e pesticideve kimike, plehut kimik dhe antibiotikëve
  • Bujqësia organike kufizon në mënyrë të rreptë përdorimin e lëndëve shtesë dhe ndihmuesit e përpunimit si dhe inpute te tjera të jashtme.
  • Shumica e inputeve për prodhimin e blegtorisë vijnë nga vetë blegtoria që përdorin burime dhe njohuri vendase.
  • Çdo herë që blini një produkt organik nga supermarket juaj apo zgjidhni një produkt organik në restorantin tuaj të preferuar, mund të jeni të sigurt se janë prodhuar sipas rregullave strikte që respektojnë mjedisin dhe mirëqenien e kafshëve.

 

Partnerët

  • MIn-bujqesi.jpg
  • minturizmit.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • 7.jpg
  • 4.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • SDC-Logo.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al