No News items can be found, please choose another source of article

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 ka zhvilluar në qytetin e Rrogozhinës, te premten e 23 dhjetorit, seminarin ndër-rajonal me temë: Zhvillimi modern agro-industrial dhe zhvillimi i turizmit në harmoni të plotë me mjedisin dhe me ndryshimet klimaterike, kusht themelor për një jetë më të begatë në zonat e ulëta dhe bregdetare”.

Në këtë seminar merrin pjesë, Zv. Ministi i Bujqësisë Z, Gjoke Jaku, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi, Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini, perfaqesues të trupit diplomatik etj. 

Në seminar janë diskutuar temat të ndryshme si: “Ruajtja e ekulibreve midis veprimtarisë njerëzore dhe mjedisit kusht themelor për të zvogëluar rreziqet nga ndryshimet klimaterike dhe fatkeqësitë e tjera natyrore”, referuar nga Sadedin Limani; 

“Zhvillimi urban dhe rural si një unitet harmonik, faktor mbështetës në zhvillimin ekonomik e shoqëror në Bashkinë Rrogozhinë”, referuar nga Jetnor Haxhiaj; 

“Zhvillimi i agroindustrisë në Bashkinë Rrogozhinë, në përputhje me prodhimet tradicionale dhe kushtet klimaterike e mjedisore një potencial që duhet shfrytëzuar në mënyrë racionale”; 

“Integrimi i Shqipërisë në BE një mundësi reale për sigurimin e financimeve të projekteve”.

“Organizimi, përpunimi dhe shkëmbimi i të dhënave factor i rendësishëm për një partneritet efektiv dhe të qëndrueshëm midis bashkive dhe AZHR2”; 

 “Teknologji të reja në projektimin dhe ndërtimin e rrugëve. Rruga bregdetare Divjakë-Qerret një mundësi reale për zbatimin e tyre”

Promovim i produktit vendas ka qene aktiviteti i organizuar te merkuren e 21 dhjetorit ne Galerine Kombetare te Arteve. Te 4 Agjencite per Zhvillim Rajonal, ajo e Tiranes, Shkodres, Vlores dhe Korces, si dhe Agjencia per Zhvillim Ekonomik Rajonal, ne bashkepunim me Organizaten Shqiptare te Sommelierise, kane bere bashke kantinat me te njohura shqiptare per produktet e tyre. Nga vreshtat me te njohura, me produkte te zgjedhura, si nje buqete urimi, kantinat Kallmet (Lezhe), Duka (Ishem), Bardha (Marikaj), Skenderbeu (Durres), Belba (Kavaje), Driza (Fier), Caco (Pogradec), Balaj (Vlore), Korca 2000 (Korce), Arberi (Miredite), Faba (Fier), Kapo (Vlore), Jarazi (Permet), Totoni (Permet), Toro (Roskovec), Kokomani (Shijak), Herta, Dervishi e Gjeci (Shijak), kane uruar festa te gezuara dhe nje Vit te Ri te mbare. Gjithashtu anetare te Organizates Shqiptare te Sommelierise kane marre certifikatat e trajnimit per, Nivel i Pare per Somelier dhe Trajnim i Pjesshem per Somelier.

Bashkia Tirane eshte shpallur fituesja e konkursit Rajonal per Praktikat me te Mira te Bashkive te organizuar sot nga Programi për Decentralizimi dhe Zhvillim Vendor (dldp), në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2 dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.

Ky konkurs u zhvillua mes 12 bashkive qe mbulon Agjencia per Zhvillim Rajonal 2, thene ndryshe bashkite e qarqeve Tirane, Durres, Diber. Juria e perbere nga Albana Hashorva, Arben Qesku, Agron Haxhimali, Lorenc Bami dhe Eriola Muka ka votuar per praktiken e prezantuar nga Bashkia Tirane, "Tirana Ime". Ndersa bashkite qe do te vazhdojne garen ne rang kombetar do te jene Tirana, Vora dhe Kamza.

Konkursi per Praktikat me te mira zhvillohet mes Bashkive pjesëmarrëse, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira të cilat kanë kontribuar në ecurinë e decentralizimit në vend, duke nxjerrë në pah përpjekjet e Bashkive të reja të krijuara pas Reformës Administrative Territoriale, për tu përshtatur me ndryshimet ligjore e atyre të sjella nga reformat e ndryshme, si dhe për të shfrytëzuar potencialet në një kontekst të ri zhvillimi.

Në konkursin rajonal të praktikave të mira, katër përfaqësues nga secila prej Bashkive që kanë aplikuar, kane prezantuar projektet/projektet e tyre me te mira ne konkursin e zhvilluar ne Tirana International Hotel.

Respektivisht bashkite kane aplikuar me keto projekte/praktika:

Bashkia Bulqizë: Menaxhimi i mbetjeve Urbane

Bashkia Durrës: Hartimi i strategjisë territorriale të Bashkisë Durrës 2016-2030

Bashkia Dibër: Zhvillimi i Turizmit të Qendrueshëm në Dibër

Bashkia Kamëz: One stop Shop qendra e Pritjes Informimit dhe Shërbimit të Qytetarëve

Bashkia Kavajë: Kavaja Qytet Bregdetar

Bashkia Klos: Hartimi i Planit Strategjik

Bashkia Krujë: Menaxhimi i mbetjeve Urbane

Bashkia Mat: Turizmi ne Mat

Bashkia Rrogozhinë: Rivitalizimi I Plazhit të Spilles

Bashkia Shijak: Plani i Menaxhimit të Mbetjeve Urbane

Bashkia Tiranë: Tirana Ime

Bashkia Vorë: Azhornimi i Informacionit të bizneseve

Jane shpallur dje fituesit e konkursit kreativ, "Trego bukurine e vendlindjes" te organizuar me te rinjte e Dibres. Per rreth 2 jave, 36 aplikime me foto nga vendlindja, kryesisht atraksionet turistike te zones se Dibres, fshatra te bukur dhe komunitete minoritare jane prezantuar ne www.vendlindja.al dhe ne "#tregovendlindjen" ne Facebook duka ua lene keshtu ne dore vizitoreve te ketyre faqeve perzgjedhjen e fotos me te mire te ketij konkrusi kreativ. Ne fund konkurentet kane mbledhur me shume se 3100 vota nga te cilat 532 kane shkuar per Migena Duken, e prezantuar me foto te veshjes karakteristike te Ostrenit te Madh. Ne vendin e dyte eshte renditur Klevi Hakorja me foton Gryka e Setes; ne vendin e trete Ilir Poci me foton e Liqenit te Zi ne Radomire dhe e katerta ne radhe Redona Manga me foto nga Korabi. 

Te premten paradite fotot e prezantuara ne konkursim jane ekspozuar ne Pallatin e Kultures ne qytetin e Peshkopise ku eshte bere edhe ndarja e cmimeve per fituesit (nje kompjuter per fituesen e vendit te pare; aparat fotografik per cmimin e dyte dhe Book Note per fituesit e cmimit te trete dhe te katert) Organizatore te ketij konkursi kane qene Agjencia per Zhvillim Rajonal 2, Tirane, German Coorporation, GIZ, Agjencia Kombetare e Turizmit, Drejtoria Arsimore Rajonale Diber dhe World Vision Diber.

Fotot do te perdoren per te promovuar zhvillimin e turizmit te rajonit Diber, ne faqet e internetit, broshura promovuese etj.

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP) dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore kanë shpallur konkursin për Projektin/Praktikat më të mira të zhvilluara nga Bashkitë e reja, në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre. Në kuadër të këtij konkurimi të 12 bashkitë që përfshin Rajoni 2 (Tiranë, Durrës, Dibër) që mbulon Agjencia për Zhvillim Rajonal 2, po përgatiten për konkursin rajonal që do të zhvillohet ditën e mërkurë, dt. 7 Dhjetor në Tirana International Hotel. Për prezantimet e tyre ata kanë marrë edhe mbështetjen dhe asistencën e specialistëve të AZHR2 si dhe kanë prezantuar paraprakisht në ambientet e Agjencisë projektet/praktikat me të cilat do të konkurojnë. Ditën e premte janë bërë konsultimet e fundit me përfaqësuesit e bashkive, Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos, konsultime qe do te vazhdojnë edhe në ditët vijim me bashkitë e tjera të Rajonit.

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP) zbatohet në Shqipëri nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, mbi bazën e një Marrëveshje dypalëshe mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane. DLDP mbështet qeverisjen vendore për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, për të nxitur zhvillimin social-ekonomik të njësive vendore dhe për të përmirësuar proceset pjesëmarrëse.

Pas Reformës Administrative Territoriale (RAT), 61 Bashkitë e vendit kanë funksionuar mbi bazën e territoreve më të mëdha e popullsive të shtuara. Ligji i ri organik dhe procesi i decentralizimit sollën mundësi dhe sfida të reja për Bashkitë dhe aktualisht pas një viti të nisjes së punës së Bashkive të reja është me vlerë të shihet ecuria e tyre në këtë kuadër të ri.

Partnerët

  • 7.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • 4.jpg
  • minturizmit.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al