No News items can be found, please choose another source of article

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP) dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore kanë shpallur konkursin për Projektin/Praktikat më të mira të zhvilluara nga Bashkitë e reja, në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre. Në kuadër të këtij konkurimi të 12 bashkitë që përfshin Rajoni 2 (Tiranë, Durrës, Dibër) që mbulon Agjencia për Zhvillim Rajonal 2, po përgatiten për konkursin rajonal që do të zhvillohet ditën e mërkurë, dt. 7 Dhjetor në Tirana International Hotel. Për prezantimet e tyre ata kanë marrë edhe mbështetjen dhe asistencën e specialistëve të AZHR2 si dhe kanë prezantuar paraprakisht në ambientet e Agjencisë projektet/praktikat me të cilat do të konkurojnë. Ditën e premte janë bërë konsultimet e fundit me përfaqësuesit e bashkive, Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos, konsultime qe do te vazhdojnë edhe në ditët vijim me bashkitë e tjera të Rajonit.

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP) zbatohet në Shqipëri nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, mbi bazën e një Marrëveshje dypalëshe mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane. DLDP mbështet qeverisjen vendore për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, për të nxitur zhvillimin social-ekonomik të njësive vendore dhe për të përmirësuar proceset pjesëmarrëse.

Pas Reformës Administrative Territoriale (RAT), 61 Bashkitë e vendit kanë funksionuar mbi bazën e territoreve më të mëdha e popullsive të shtuara. Ligji i ri organik dhe procesi i decentralizimit sollën mundësi dhe sfida të reja për Bashkitë dhe aktualisht pas një viti të nisjes së punës së Bashkive të reja është me vlerë të shihet ecuria e tyre në këtë kuadër të ri.

Sot ne ambjentet e Muzeut Historik Kombetar, Bashkia e Tiranes dhe Agjencia per Zhvillim Rajonal 2 Tirane, ne bashkepunim me Institutin e Antropologjise Kulturore dhe Studimit te Artit organizuan ekspoziten, “Trashegimi kulturore nga vendi i Nene Terezes”.

Ne kete ekspozite, e para e ketyre permasave ne Tirane, u ekspozua per here te pare per publikun, kostumi popullor i Shenjtores Shqiptare. Behet fjale per nje kostum me motive karakteristike te qytetit te Prizrenit (vendi i origjines se nenes se Nene Terezes), qe ajo e mbante ne moshen 16-17 vjecare. Kostumi perbehet nga kemisha, cope e mendafshte e endur nga grate e Prizrenit, jeleku i qendisur nga mjeshtra qendistare te ketij qyteti, shalli dhe dimitet.

Pjese tjeter e ekspozites jane 54 objekte te tjera, pjese e rendesishme e trashegimise kulturore nga dy qendrat me te zhvilluara politike-ekonomike-tregtare dhe kulturore shqiptare të shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, respektivisht Shkodres (vendlindja e babait te Nene Terezes) dhe Prizrenit (vendlindja e nenes se Nene Terezes). Njekohesisht nepermjet objekteve qe jane ekspozuar, paraqiten aftësitë teknike-artistike te mjeshtrive tradicionale qytetare te zhvilluara ne keto qendra (Shkodra dhe Prizreni). Midis tyre spikatin: Stoli grash dhe burrash prej ari dhe argjendi; arme; pjese veshjesh dhe veshje te plota; pelhura te mendafshta per pajisjen e baneses dhe veshjeve te ndryshme; qendisje te realizuara nga gra qytetare si çarçafe, kellef jastekesh, kemisha etj. Objekte kryesitsht te perdorura nga popullsia e besimit te krishtere.

Kuratore e ekspozites eshte Prof. Dr. Aferdita Onuzi

Në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, Agjencia per Zhvilim Rajonal 2 mundesoi botimin per here te pare te tri dramave te tij: Fytyra e dytë, Mosha e bardhë dhe Baladë për një grua. Dramat Fytyra e dytë dhe Baladë për një grua janë krejt të panjohura për lexuesin deri më sot, kurse drama Mosha e bardhë është botuar nga Rilindja në Prishtinë në vitet 1970-1980. Mosha e bardhë hyri në shtyp në të njëjtën kohë në Tiranë dhe në Prishtinë. Në Tiranë iu ndalua qarkullimi, kurse në Prishtinë doli.

Njëra prej tri dramave, Baladë për një grua, mungon si titull vepre edhe në jetëshkrimin e autorizuar të Dritëro Agollit. Kjo dramë nuk gjendet as në listën e veprave të tij në zërin që i kushtohet në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar.

Për të përgatitur këtë botim nga Prof. Dr. Shaban Sinani është dashur të bëhen kërkime në arkivat e teatrove ku tri dramat e Dritëro Agollit janë vënë në skenë (Tiranë, Fier, Vlorë, Korçë) dhe në bibliotekat e aktorëve dhe regjisorëve që kanë pasur lidhje me to.

Pazari i Krujës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore në funksion të zhvillimit rajonal ka qenë tema e takimit të organizuar të enjten, në Ditën Kombëtare të Trashëgimsië Kulturore. Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 në bashkëpunim me Bashkinë Krujë, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Zonën për Zhvillimin e Turizmit ishin partnerët e organizimit të takimit, “Forcimi I mëtejshëm I trashëgimisë kulturore dhe artizanatit, një mundësi reale në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të rajonit tonë”, ku morën pjesë profesorë të njohur në fushën e trashëgimisë kulturore të cilët kanë shtruar për diskutim, problematikat, por edhe mënyrën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore e punën artizanale, për të cilën Kruja është e famshme, rivitalizimin dhe nxitjen e zhvillimit te artizanatit dhe zejeve krutane ne menyre qe ne kete Pazar te tregtohet, por edhe te reklamohet kultura, tradita dhe mjeshteria shekullore krutane. Vendi i takimit ka qenë Pazari i Krujës ku vajza e djem të rinj, të veshur me veshje popullore kanë mirëpritur të ftuarit, sipas traditës, ndërsa Pleqtë e Krujës, një nga trashëgimitë e gjalla të Krujës kanë përshëndetur me këngë të repertorit të tyre. 

 “Kemi ftuar sot specialiste të fushës, profesorë e akademikë të nderuar, partnerë të agjencisë tonë dhe mjeshtra krutanë sepse vetëm kjo formë e gjerë partneritetit mund të na çojë drejt qëllimit të përbashkët, atë të zhvillimit dhe përfitimit ekonomik e social nga të gjithë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Zhvillim Rajonal 2, Arben Skënderi.

Gjithashtu Prefekti i Durrësit, Roland Xhelilaj ka përshëndetur të ftuarit duke i siguruar për mbështetjen që Qeveria Shqiptare është gati të jape në funksion të këtij zhvillimi.

Prof.Dr. Miaser Dibra, drejtore e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit ka vënë theksin në rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, zhvillimit të saj si traditë dhe si mundësi për të përcjelle çdo vlerë edhe të funksion të zhvillimit të krejt zonës ku kjo traditë zhvillohet. 

Prof.Dr. Afërdita Onuzi, etnografë e njohur, ka folur për Pazarin e Krujës si traditë dhe bashkëkohësi. Ajo ka vënë theksin në ndryshimet që ndodhën pas viteve ’90-të edhe në fushën e trashëgimisë kulturore. “Pas viteve ’90-të, tregu u mbush me objekte herë të blera e herë të vjedhura”, ka thënë Onuzi. Ato shiteshin me çmime shumë të lira dhe qarkulluan në mënyrë të pakontrolluar. Unë dhe kolegët e mi shqetësoheshim dhe ndiqnim fatin që do të kishte kjo trashëgimi”. Etnografja u ka bërë thirrje artizanëve dhe koleksionistëve t’i drejtohen Muzeut Etnografik për të vlerësuar objektet që disponojnë sepse, siç tha ajo, “ka shumë prodhime që nuk dihet se çfarë janë”. Ndërsa në fund ajo theksoi domosdoshmërinë e regjistrimit të antikuareve. “Kam parë shumë të tilla”, tha Onuzi, dhe është në të mirë të tyre t’i regjistrojnë e t’i kenë të sigurta. Gjithashtu vë re që në Pazarin e Vjetër të Krujës shiten prodhime të ndryshme nga Kina, Pakistani etj”, ka thënë ajo. “Një turist i huaj nuk ka nevojë për këtë, mund t’i blejë vetë në vendin e origjinës. Ne kemi produktet tona me të cilat krenohemi e mund t’i shesim. Besoj mund të gjendet një mundësi që këto lloj produktesh të grupohen në një vend tjetër, jashtë Pazarit të Krujës, në mënyrë që ky Pazar të ruhet për atë që është dhe që ka vlerë”.

Në të njëjtën linjë, atë të ruajtjës së thesareve të zbuluara të trashëgimisë kulturore, disa prej të cilave i ka prezantuar para të ftuarve, ka qëndruar edhe restauratori i njohur, Porf.Asoc. Frederik Stamati.

Ndërsa Florind Cerhozi, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Krujë tha se falë investimit të fundit të kryer nga AADF, me restaurimin e pazarit të vjetër është shënuar edhe një shtim i numrit të vizitorëve. “Ky fondacion nuk e përfundoi me kaq ndërhyrjen në Krujë, por në bashkëpunim me bashkinë jemi në fazën e implementimit të fazës së dytë të projektit që edhe esenca dhe ajo për çka jemi mbledhur sot këtu, që është rivitalizimi dhe nxitja e zhvillimit të artizanatit dhe të zejeve krutane, me qëllim profilizimin e pazarit të vjetër si një shteg ku jo vetëm bëhet tregti por edhe reklamohet kultura, tradita dhe mjeshtëritë tona shekullore”.

Më pas të ftuarit kanë vizituar pazarin dhe janë takuar me artizanë, të cilët u kanë prezantuar objektet dhe punime karakteristike artizanale dhe në fund Muzeun Etnografik, Gjergj Kastrioti.

Vendi ynë, si vend tipik mesdhetar i ka të gjitha kushtet për kultivimin e hardhisë dhe siç rezulton nga zbulimet arkeologjike Shqipëria ka qenë një nga vatrat më të lashta të kultivimit të saj. Zhvillimi i vrullshëm në vreshtari, në Shqipëri, u shënua pas vitit 2002, ku një pjesë e mirë e teknikëve të fushës (agronomë dhe teknologë të përpunimit të frutikultures), filluan të investonin në vreshtari. 

Tashmë edhe vreshtarët shqiptarë janë ndërgjegjësuar dhe janë më të kujdesshëm në investimet e tyre duke bërë hapat e duhur në projektim vreshti, analizim terreni e njohje të mikroklimës.

Duke qenë se një nga zonat më të pasura në këtë fushë shtrihet në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Agjencia për Zhvillim Rajonal 2, në bashkëpunim me bashkitë Shijak e Kavajë, ka përshkuar një pjesë të asaj që u pagëzua si Rruga e Verës. Destinacioni i pare ka qene Kantina Bardha në Marikaj, më pas kantina Skënderbeu në Shkozet, vreshtat e kantinës Belba në Kavajë dhe kantinën Kokomani në Shijak. Të tjera kantina të sukseshme në zonë janë Herta, Zika, Enisa etj. Ky rugëtim është bërë më qëllim, shndërrimin e Rrugës së Verës në një atraksion dhe destinacion turistik për vetë potencialet që ajo ka.

Partnerët

  • 4.jpg
  • 5.jpg
  • 7.jpg
  • kfw.jpg
  • 11.jpg
  • 13.jpg
  • jica.jpg
  • ministria-e-zhvillimit.jpg
  • ministra-e-transportit.jpg
  • 12.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al