“edua” është rrjeti më i ri në Shqipëri i dyqaneve me produkte tipike tradicionale: produkte bujqësore dhe artizanale, i cili synon të mbështesë dhe promovojë fermerët, artizanët dhe prodhuesit e tjerë Shqiptarë.

Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal në pozicionin e zotëruesit të markës “EDUA”, në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare dhe Programit te 100 fshatrave te MBZHR, mbështetet punën e deritanishme të bërë nga shumë bujq, fermerë, agropërpunues dhe artizanë shqiptarë, si dhe synon krijimin e një rrjeti dyqanesh me produkte cilësore vendase.

Në vazhdimësi të kësaj iniciative Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka parashikuar në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018 (masa 52), një grant me 50% të vlerës së investimit deri në 2 milionë lekë ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare sipas parimeve të brandit ‘edua”.

Në këto rrethana AZHER shpall thirrjen e hapur për aplikime dhe fton të gjitha subjektet ekonomikë të cilët duan të krijojnë osë të përshtasin një dyqan ekzistues me standardet e paracaktuara të markës “edua”.

Më shumë informacion mund të gjeni në linkun :
http://red.gov.al/sliders/thirrje-e-hapur-per-aplikime-per-pajisjen-me-te-drejten-e-perdorimit-te-markes-edua/

Partnerët

  • 4.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • 7.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • minturizmit.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • ADC-Logo.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al