Punëdhënësi:                      Komuna Dibër e Madhe
Vendndodhja:                     Rajoni Dibrës dhe Komuna Dibër e Madhe
Tipi i kontratës:                  Afatshkurtër (Kontratë Shërbimi)
Kohëzgjatja:                        28 ditë pune (e shtrirë në 16 muaj)
Referenca:                           5.2.10 dhe 5.2.11            
Data e publikimit:               2/3/2018
Afati i aplikimit:                  9/3/2018

 

Informacion i përgjithshëm

 

Financimi bujqësor në të dy pjesët e rajonit të Dibrës mbetet i kufizuar në krahasim me nevojat e sektorit. Në të dyja vendet, bujqësia konsiderohet si kontribues në motorrin e zhvillimit ekonomik. Megjithatë, përkundër rëndësisë ekonomike të bujqësisë në këto zona ndërkufitare, aksesi në sektorin financiar është shumë i ulët.

Lehtësimi i aksesit në financime është vendimtar për rritjen e investimeve në teknologji bashkëkohore. Zona ndërkufitare, duke përfshirë Peshkopinë dhe Dibrën e Madhe, kualifikohen në programet e ndryshme të granteve dhe produkteve të financimit alternativ të disponueshme për fermat bujqësore, por niveli i absorbimit është shumë i ulët. Procedurat e komplikuara burokratike dhe kërkesat komplekse e bëjnë shumë të vështirë për NVM-të bujqësore që të përfitojnë nga këto fonde. Një arsye tjetër është mungesa e informacionit dhe kapaciteteve të duhura përthithëse të fermerëve dhe agropërpunuesve, veçanërisht në zonat e thella rurale. Prandaj, ngritja e kapaciteteve për të rritur aftësitë absorbuese (trajnime mbi procedurat dhe kërkesat) është një domosdoshmëri për të përfituar nga këto mundësi financimi.

 

Përshkrimi i Projektit

 

"Standardet bujqësore dhe çertifikatat, ngritja e kapaciteteve për përthithjen e fondeve dhe strategjitë e marketingut për të mbështetur rritjen ekonomike dhe tregtinë" është një projekt dy-vjeçar, i financuar nga BE që mbështet zhvillimin e bujqësisë në rajonet e Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe, si një nxitës për rritjen ekonomike ndërkufitare. Projekti i cili është në faze zbatimi nëpërmjet  një bashkëpunimi  rajonal me Agjencinë Rajonale të Zhvillimit 2-Tiranë dhe Bashkinë e Dibrës së Madhe si partner, si dhe Creative Business Solution si partner kryesor. Si pjesë të ndërhyrjeve të saj, projekti do të zhvillojë një grup agrobiznesesh në zonën ndërkufitare, të cilat  do të fuqizohen nëpërmjet tre komponentëve: (i) Certifikimi i produkteve bujqësore dhe ofrimi i trajnimeve të përshtatura për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e çertifikimeve, (ii) Përgatitjen e saktë të paketave të aplikimeve për grantet Europiane dhe programe të tjera financimi, së bashku me trajnime për ngritjen e kapaciteteve për të rritur absorbimin e fondeve  (iii) Shërbimet e Konsulencës së Integruar mbi Strategjitë e Marketingut duke përfshirë markimin, etiketimin dhe marketingun digjital.

 

Përshkrimi i punës

 Eksperti i përzgjedhur do të ofrojë 12 trajnime teknike të avancuara për të zhvilluar njohuritë mbi Fondet Kombëtare dhe Skemat e Granteve të BE-së (IPARD). Sesionet e trajnimit do të organizohen në Bashkinë e Peshkopisë (7) dhe në Komunën e Dibrës së Madhe (5). Kandidati i mundshëm duhet të jetë energjik, me aftësi të mira organizative dhe kreative, duhet të ketë njohuri mbi Skemat Kombëtare të Granteve dhe Subvencioneve, si dhe Skemës së Granteve të IPARD-it për Bujqësinë;Ky pozicion raporton drejtpërsëdrejti tek Koordinatori i Projektit dhe Koordinatori Lokal i Komunës së Dibrës së Madhe. Eksperti i trajnimeve do të punojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me Koordinatorin e Projektit dhe Partnerët zbatues.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozitës janë si më poshtë:

  • Përgatitja e materialeve trajnuese për profilin e identifikuar të Agrobiznesit që mund të financohet nga Fondi Kombëtar dhe ai i BE-së për subvencione dhe grante dhe skema të tjera grantesh. Versioni përfundimtar i moduleve të trajnimit, do të aprovohet nga Koordinatori i Projektit;
  • ­          Punon ngushtë me koordinatorët lokalë për çështjet logjistike;
  • ­      Kryen 12 trajnime të avancuara prej dy ditësh secili për fermerët dhe agrobizneset e përzgjedhur për të rritur njohuritë dhe kapacitetet absorbuese mbi skemat e financimit alternative, kombëtar dhe të BE-së;
  • ­          Mbledhja dhe konsolidimi i informacionit për secilin sesion trajnimi;
  • ­       Të dorëzojë një raport të detajuar për secilin sesion trajnimi dhe të dorëzojë një raport përfundimtar në fund të kontratës.

 

Aftësitë e kërkuara dhe kualifikimet

  • ­       Të ketë përfunduar Universitetin në degën Ekonomi, Financë, Agro Ekonomi, ose fusha të ngjashme;
  • ­       Mbi 7 vite eksperiencë profesionalenë në projekte që lidhen me bujqësinë dhe zhvillimin e trajnimeve;
  • ­       Njohuri të shkëlqyera rreth skemave të financimit kombëtare dhe Europiane;
  • ­       Aftësi organizimi, administratimi dhe koordinimi;
  • ­       Eksperiencë në organizimin e takimeve ndërkombëtare, seminareve dhe kurseve të trajnimit;
  • ­       Aftësi në hartimin e raporteve të trajnimit;
  • ­       Aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë në gjuhën angleze.
  •      Përvojë të dëshmuar në kryerjen e trajnimeve për tema të ngjashme do të ishte një avantazh; 

Kriteret e vlerësimit

Të gjitha aplikimet do të vlerësohen në mënyrë të barabartë dhe në fshehtësi të plotë. Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë:

Kriteret

%

Resume

70

Sfondi teknik përkatës

35

Përvojë në zhvillimin e trajnimeve në bujqësi

35

Letër motivimi + Intervista përfundimtare

30

Letër motivimi

10

Intervista

20

Totali

100

 

 

Mënyra e pagesës

 

100% pas implementimit të suksesshëm të sesioneve trajnuese dhe dorëzimit të raportit të trajnimeve përfundimtare;

 

Aplikimi

 

Kandidatët e kualifikuar dhe të interesuar duhet të dorëzojnë me e-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. një CV të shoqëruar me një letër motivimi jo më vonë se data 9/3/2018, duke përfshirë "Ekspert Ndërkombëtar për trajnime mbi alternativat e financimit" në subjekt. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Megjithatë, të gjithë aplikuesit do të marrin një përgjigje.

  

 

Partnerët

  • MIn-bujqesi.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • 4.jpg
  • 7.jpg
  • minturizmit.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • ADC-Logo.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al