No News items can be found, please choose another source of article

 

 Ditët Dibrane dhe Matjane në Tiranë

 

Artizanë, subjekte turistike, agroturizëm, atraksione turistike, kulinari, takime dhe biseda për figura të shquara të Qarkut Dibër, ekspozita fotografike, paradë kostumesh popullore, dokumentarë, sporte, këngë e valle tradicionale... Panairi "Ditët Dibrane dhe Matjane në Tiranë", i organizuar në datat 8-9 prill 2017 në sheshin kreativ Pazari i Ri, është kthyer në një festë të vërtetë në kryeqytet. Kjo nismë e ndërmarrë nga Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 dhe bashkitë Dibër, Bulqizë, Mat dhe Klos, ka sjellë në Tiranë më shumë se 45 subjekte turistike dhe të biznesit, artizane, grupe artistike popullore etj., të cilët janë pritur me interes nga publiku kryeqytetas. Gjatë këtij panairi, i cili u mbeshtet edhe nga Telekom Albania, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Fondacioni CNVP dhe GIZ, janë shpallur edhe fituesit e konkursit "Trego bukuritë e vendlindjes tënde". Qëllimi i këtij konkursi ishte promovimi i vlerave turistike të Dibrës. Për rreth një muaj të rinjtë dibranë morën pjesë në këtë konkurs kreativ ku u regjistrua një numër i lartë aplikimesh. Me fotot e tyre ata konkuruan në të gjitha kategoritë e konkursit, por më shumë me atraksionet turistike dhe fshtara të bukur. Pjesëmarrje aktive ka pasur, jo vetëm nga konkuruesit, por edhe nga numri i lartë i atyre që vizituan dhe votuan fotot e dërgura në faqen e Facebook dhe në internet (3100 votime për kandidatët).

 

Në fund, fitues i ҫmimit të parë për bashkinë Dibër u shpall, Renato Rustani;

 

Fitues i ҫmimit të parë për bashkinë Bulqizë u shpall, Shkëlzen Terziu; 

 

Fitures i ҫmimit të parë për videon më të mirë u shpall Erjon Pano;

 

Ndërsa Fitues i Cmimit të Parë Rajonal u shpall Klevi Hakorja i bashkisë Dibër me 505 vota.

 

Me fotot e konkurentëve do të zhvillohet një ekspozitë në qytetet Peshkopi dhe Bulqizë. Fotot do të përdoren për të promovuar zhvillimin e turizmit të rajonit Dibër në faqet e internetit, broshura promovuese etj. 

 

 

 

 

 

 

Partnerët

  • 11.jpg
  • 13.jpg
  • 12.jpg
  • jica.jpg
  • 5.jpg
  • 7.jpg
  • ministria-e-zhvillimit.jpg
  • kfw.jpg
  • ministra-e-transportit.jpg
  • 4.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al