No News items can be found, please choose another source of article

Bashkia Tirane eshte shpallur fituesja e konkursit Rajonal per Praktikat me te Mira te Bashkive te organizuar sot nga Programi për Decentralizimi dhe Zhvillim Vendor (dldp), në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2 dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.

Ky konkurs u zhvillua mes 12 bashkive qe mbulon Agjencia per Zhvillim Rajonal 2, thene ndryshe bashkite e qarqeve Tirane, Durres, Diber. Juria e perbere nga Albana Hashorva, Arben Qesku, Agron Haxhimali, Lorenc Bami dhe Eriola Muka ka votuar per praktiken e prezantuar nga Bashkia Tirane, "Tirana Ime". Ndersa bashkite qe do te vazhdojne garen ne rang kombetar do te jene Tirana, Vora dhe Kamza.

Konkursi per Praktikat me te mira zhvillohet mes Bashkive pjesëmarrëse, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira të cilat kanë kontribuar në ecurinë e decentralizimit në vend, duke nxjerrë në pah përpjekjet e Bashkive të reja të krijuara pas Reformës Administrative Territoriale, për tu përshtatur me ndryshimet ligjore e atyre të sjella nga reformat e ndryshme, si dhe për të shfrytëzuar potencialet në një kontekst të ri zhvillimi.

Në konkursin rajonal të praktikave të mira, katër përfaqësues nga secila prej Bashkive që kanë aplikuar, kane prezantuar projektet/projektet e tyre me te mira ne konkursin e zhvilluar ne Tirana International Hotel.

Respektivisht bashkite kane aplikuar me keto projekte/praktika:

Bashkia Bulqizë: Menaxhimi i mbetjeve Urbane

Bashkia Durrës: Hartimi i strategjisë territorriale të Bashkisë Durrës 2016-2030

Bashkia Dibër: Zhvillimi i Turizmit të Qendrueshëm në Dibër

Bashkia Kamëz: One stop Shop qendra e Pritjes Informimit dhe Shërbimit të Qytetarëve

Bashkia Kavajë: Kavaja Qytet Bregdetar

Bashkia Klos: Hartimi i Planit Strategjik

Bashkia Krujë: Menaxhimi i mbetjeve Urbane

Bashkia Mat: Turizmi ne Mat

Bashkia Rrogozhinë: Rivitalizimi I Plazhit të Spilles

Bashkia Shijak: Plani i Menaxhimit të Mbetjeve Urbane

Bashkia Tiranë: Tirana Ime

Bashkia Vorë: Azhornimi i Informacionit të bizneseve

Partnerët

  • minturizmit.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • 7.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • 4.jpg
  • ADC-Logo.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al