3-30 Shtator në Muzeun e Artizanatit, Tiranë

 

 

  1. Qëllimi dhe objektivat

Ky projekt synon të përfshijë 20 gra dhe vajza që i përkasin shtresave në nevoje dhe që jetojnë në qarkun e Tiranës dhe Durrësit, në një program trajnimi profesional në mënyrë që të aftësohen për tregun e punës, duke rritur mundësitë e punësimit dhe përmirësimit të jetesës.

  1. Përshkrimi

Trajnimi do të përqendrohet në dhënien e njohurive fillestare mbi aksesorë, bizhu tradicionale dhe moderne, skicim dhe stilizim, realizim aksesorësh, njohuri mbi tendencat e kohës, njohuri mbi traditën etj. Trajnimi do të zhvillohet gjatë muajit shtator, me një program intensiv, nga e hëna në të premten, rreth 4 orë/ditë. Trajnuesit janë 3 ekspertë të fushës së artizanatit. Njohuritë e marra do të jenë teorike dhe praktike.

  1. Përfituesit

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të nxiten të punojnë produkte të ndryshme artizanale, pjesë të ndryshme të veshjeve popullore, duke nxitur kështu edhe kreativitetin e tyre. Produktet e krijuara dhe punuar prej të trajnuarve do të ekspozohen në Muzeun e Artizanatit në Tiranë. Në fund të trajnimit, do të organizohet një konkurs me punimet e të trajnuarve, të cilat do të vlerësohen nga një juri profesioniste. Për personat, produktet e të cilëve do të përzgjidhen dhe vlerësohen si produktet më të mira do të ofrohet mundësi punësimi.

  • Rezultatet e Pritshme

-Trajnim profesional 20 i grave dhe vajzave që i përkasin shtresave në nevojë

-Dhënia e certifikatave në fund të trajnimit, të njohura nga Ministria e Arsimit

-Promovimi i trashëgimisë së pasur kulturore

-Nxitja e punësimit

-Krijimi i mundësisë së punësimit të mbi 30 % të të trajnuarve.

 

  1. Kontakte

 Të interesuarit duhet të çojnë të dhënat e tyre dhe kërkesën për të marrë pjesë në trajnim, nga data 20 korrik deri me 20 gusht,  në adresat e mëposhtme:

 Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Në kuadër të projektit ndërkufitar IPA të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, Ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve”,partnerët zbatues të tij, Agjensia për Zhvillim Rajonal-2, Creative Business Solutions (CBS) dhe Komuna Dibër, organizuan në data 12 dhe 13 Korrik në Dibër të Madhe dhe në  qytetin e Peshkopisë, seminarin me tematikë mbi Standartet e Sigurisë Ushqimore në aktivitetet e Agrobiznesit.

Trajnimi i specializuar me lektorë ndërkombëtarë synoi rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të agrobizneseve të Rajonit të Dibrës, në të dyja anët e kufirit, mbi  rëndësinë e standardeve ushqimore dhe çertifikimeve të tyre si ISO 22000, HACCP, Global Gap, Organic etj. Qëllimi i këtij seminari ishte përmirësimi i kapaciteteve lokale duke përfshirë stafin e bizneseve dhe njohuritë e ekspertëve lokalë si faktore te rëndësishem në përmisimin e cilësisë së produkteve dhe rritjes së eksporteve.

Mungesa e çertifikimeve të përshtatshme që përputhen me kërkesat e tregut të BE dhe përmbushja e standardeve ushqimore kombëtare, mbetet një nga sfidat më të mëdha për prodhuesit dhe përpunuesit bujqësorë në Shqipëri dhe Maqedoni, për të hyrë në tregjet e BE-se. Pavarësisht faktit që sektori bujqësor mbetet burimi kryesor i të ardhurave për një numër të konsiderueshëm familjesh, mungesat e standardeve kryesore ushqimore dhe e çertifikimeve, ndikojnë në uljen e potencialit të tregtimit të prodhimeve agro në tregje më të mëdha konkuruese.

Në këtë trajnim dy ditor morën pjesë rreth 90 agrobiznese si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të Peshkopisë dhe të Dibrës së Madhe, inspektorë të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor etj. Ata u njohën me një modul që në përmbajtje të vetë përfshinte njohuri dhe specifika mbi disa standarte ushqimore, të cilët tashme jane një kërkesë e domosdoshme për tregun në të gjitha nivelet e tij dhe në të njëjtën kohë një detyrim kundrejt konsumatorit.

Ky seminar do të pasohet me përzgjedhjen e 20 agrobizneseve nga të dy rajonet e Dibrës, të cilët do të asistohen nga ekspertë të fushës për implementimin e standarteve specifike në varësi të aktiviteteve dhe çertifikimin e tyre nga Trupa Ndërkombëtare Çertifikimi. Kjo ndërhyrje do të rrise cilësinë dhe njëkohësisht do të mundësojë krijimin e markave për disa produkte tradicionale të rajonit të cilat do të kenë mundësine të konkurojnë në rrjetet e supermarketeve dhe tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

                 

 

E Hënë 9 Korrik 2018

Tirana International Hotel

Salla Abret

Ora 10:00

 

GIZ është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) që të zbatojë programin për “Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjen e punësimit dhe arsimin e formimit profesional” në Shqiperi. (ProSEED)

Në kuadër të mbështetjes të komponentit “Pjesmarrja sociale e te rinjve ne nevoje dhe grupeve te minoriteteve”, GIZ-ProSEED së bashku me  Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2 Diber – Durres – Tirane, kanë kenaqësinë të ftojnë organizatat me experiencë të shoqërisë civile të këtij rajoni të marrin pjesë në sesionin e informimit mbi “Thirrjen për Propozime”.

Qëllimi i thirrjes për propozime është mbështetja e shoqatave të shoqerisë civile për të zbatuar projekte të vogla që mundësojnë rininë dhe grupet në nevojë të përfshihen në mënyrë aktive dhe të përmirësojnë situaten social ekonomike të tyre dhe të grupeve që ata përfaqësojnë. 

Qëllimi i këtij takimi është që të informojë e prezantojë tek OJF-të lokale objektivin, procedurat dhe kërkesat e kësaj thirrje si dhe të nxisë pjesëmarrjen e tyre aktive në aplikim. Thirrja për propozime do të shpallet në datën 23 korrik - 21 gusht 2018.

Ju mirëpresim, 

 

TË DHËNAT PËR POZICIONIN E PUNËS

Emërtesa e pozicionit: Specialist

Sektori: Hartimi i Programeve të Zhvillimit dhe Projekteve

Drejtoria e Hartimit të Programeve të Zhvillimit dhe Zbatimit të Projekteve

Institucioni: Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 Tiranë

Kategoria: IV-a

 

MISIONI INSTITUCIONIT

Misioni i Agjencisë për Zhvillim Rajonal 2 është promovimi i një politike të përbashkët investimesh, të integruara, për zhvillimin e Rajonit 2 (Qarqet Tiranë, Durrës, Dibër)dhe të potencialeve të tyre, të inkurajimit të një modeli sa më të gjerë bashkëpunimi, krijimit të partneriteteve publike-private, me interes të përbashkët zhvillimi, ngritjen e rrjetëzimeve rajonale dhe ndërrajonale, zvogëlimin e dallimit, hendekut, ndërmjet zonave të zhvilluara dhe të pazhvilluar si dhe zbatimin e projekteve publike e private.

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS

Specialisti i Sektorit të Hartimit të Programeve të Zhvillimit e Projekteve përgjigjet dhe raporton drejtëpërdrejt tek Përgjegjësi i Sektorit dhe sa herë t’i kërkohet tek Drejtori i Drejtorisë dhe Drejtori i Përgjithshëm mbi ecurinë e hartimit të projekteve zhvillimore dhe programeve operacionale të zonës së zhvillimit rajonal në përputhje me dokumentet kryesore  strategjikë për zhvillimin rajonal.

SPECIALISTI I PERZGJEDHUR DO TE KRYEJ DETYRAT E MEPOSHTEME:

  • Bën kërkime dhe ofron rekomandime për mundësitë e zhvillimit të zonës së Rajonit 2;
  • merr pjesë në hartimin e programit operacional të zonës së zhvillimit të Rajonit 2;
  • Identifikon gjendjen konkrete zhvillimore të zonave të ndryshme të Rajonit 2 dhe mundësitë e zhvillimit të këtyre zonave duke shfrytëzuar burimet, produktivitetin dhe standartet sociale/mjedisore;
  • harton raporte me të dhënat e nxjerra pas çdo identifikimi në Rajon dhe ia dërgon përgjegjësit të sektorit;
  • Propozon zhvillimin e project- ideve në zona të ndryshme të Rajonit 2, bazuar kjo në identifikimin e potencialeve zhvillimore të tyre;
  • Merr pjesë në të gjitha fazat e hartimit të projekte zhvillimore në funksion të strategjisësë zhvillimit rajonal, në bashkëpunim me sektorët e tjerë të institucionit, dhe me  aktorë të tjerë shtetërore e jo-shtetërorë;
  • Krijon një database me të dhënat e donatorëve potenciale për financim të projekteve të ndryshme;
  • Plotëson formularët e identifikimit të projekteve sipas hierarkisë për secilin;
  • Identifikon mundësitë për aplikimin me projekte në programe të ndryshme qeveritare ose me financim të huaj;
  • Sistemon dhe organizon dosjet në format elektronik dhe dokumentar për çdo project propozim të aplikuar ose të hartuar;
  • Arkivon në arkivë, pas përfundimit të aplikimit të çdo projekti, kopjen elektronike dhe dokumentare të projekt propozimit;
  • Zbaton çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprori dhe titullari I institucionit.

Eksperti duhet te kete nje kualifikim

  • Fushën e Agromjedisit dhe Ekologjisë
  • Minimum 4 vjet eksperiencë pune të kërkimit shkencor
  • Vecanërisht të ketë një eksperiencë bashkëpunimi ndërkombëtar në propozimin e strategjive dhe zgjidhjeve për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin dhe ruajtjen e cilësisë së natyrës
  • Eksperiencë me agroturizmin 
  • Të ketë njohuri në hartim dhe zbatim projektesh, për zhvillim planesh, raporte dhe strategji për ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore.  

Kandidatët duhet të dorëzojnë me email brenda dates 25 Qershor 2018, dokumentat e meposhteme ne adresen Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

  1. Curriculum Vitae me të dhënat personale e profesionale.
  2. Letër motivimi (1-2 faqe), me të cilën kandidati tregon arsyet e kandidimit dhe nivelin e përgatitjes së tij për postin për të cilin kandidon.

Përgjatë dy ditëve, me 8-9 Qershor, Pazari i Ri ka qenë destinacioni më i preferuar i Kryeqytetit, jo vetëm për pazaret e zakonshme. Për të dytin vit radhazi Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 në bashkëpunim me katër bashkitë e Qarkut Dibër, organizuan Panairin Ditet Dibrane dhe Matjane në Tiranë. Më shumë se 50 subjekte përfaqësues të këtij qarku, agrobiznese, hotele, restorante, artizane, shtëpi pritëse, turizëm familjar, guida turistike, qendra te veçanta rekreacioni, prodhime artizanale, ushqime tradicionale; agroindustri, prodhime të vecanta, objekte të rralla dhe natyrisht nje aktivitet i pasur artistik me grupe popullore te zonës janë prezantuar në qendër të Tiranës. Festa e Qershisë ka qenë tema e panairit të këtij viti, nisur nga sezoni në të cilin jemi, por edhe nga fama e mirë qe ky produkt i Dibrës gëzon. Siç ndodhi edhe vitin e kaluar, edhe sivjet, produktet dibrane dhe matjane janë shijuar dhe kërkuar nga vizitorët e shumë të panairit. Prandaj synimi është që kjo tradite të vazhdojë edhe vitet e ardhshme.

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 falenderon përzemërsisht për bashkëpunimin të gjithë partnerët e saj në këtë event:

Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi për mbështetjen dhe praninë

Bashkitë Dibër, Mat, Bulqize e Klos si partnerët të përhershëm në përmbushjen e qëllimit tonë, atë të zhvillimit të Rajonit 2. 

Bashkinë Tiranë 

TID Tirana

AADF - Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

CNVP  Dibër që ka vite që punon për promovimin e vlerave dhe produkteve të këtij Qarku

ALCDF

Trupën e Cirkut Dibran 

Grupet e artistëve që i dhanë ngjyrat e traditës kësaj feste

Partnerët

  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • 4.jpg
  • 7.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • minturizmit.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al