No News items can be found, please choose another source of article

  1. Bashkia Vorë ka qendrën në qytetin e Vorës.
  2. Bashkia ka qytetin dhe 18 fshatra në përbërje të 3 njësive administrative: Vorë, Prezë dhe Bërxullë.  
  3. Bashkia Vorë gjendet në pjesën qëndrore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Tiranë, Kamëz dhe Krujë; në veri me Bashkinë Krujë; në jug me Bashkinë Tiranë; në perëndim me Bashkitë Durrës dhe Shijak.

Bashkia ka një sipërfaqe prej 81 km2, ndërsa sipërfaqja e tokës bujqësore është 2,689 ha.

  1. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 17 km.  Bashkia karakterizohet nga një reliev fushor me kodrina të ulta.
  2. Popullsia e Bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 26 mijë banorë, por nga regjistri i gjendjes civile të bashkisë, popullsia është rreth 36 mijë banorë, me një dendësi prej 445 banorë për km2.
  3. Në teritorin e Bashkisë ka monumente kulturore dhe historike për tu vizituar, ku mund të përmendim Kalanë e Prezës.
  4. Në Bashkinë e Vorës, sistemi shëndetësor përbëhet nga 3 qendra shëndetësore, ndërsa sistemi arsimor funksionon me shkolla 9 vjeҫare në gjithë fshatrat e saj si dhe 3 shkolla të mesme. Për shkak të distancës së afërt me Tiranën, banorët e kësaj bashkie shfrytëzojnë infrastrukturën spitalore dhe atë arsimore të kryeqytetit.

Duke qenë pjesë përbërëse e rajonit ekonomik Tiranë-Durrës, në territorin e Bashkisë Vorë ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik një numër i konsiderushëm biznesesh të mëdha, të cilat e ushtrojnë aktivitetin në fushën e prodhimit, të përpunimit dhe të shërbimeve. Në këto kushte, të ardhurat e bashkisë janë të larta dhe përbëjnë një premisë të mirë për investime. Për vitin 2016 të ardhurat e Bashkisë u realizuan në masën e rreth 430 milion lekëve.

  1. Ndër prioritetet kryesore të bashkisë është përmirësimi infrastrukturor i gjithë rrjetit rrugor të qytetit dhe fshatrave, si dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit për një furnizim të mirë me ujë të të gjithë territorit të bashkisë.
  2. Ndër projektet kryesore që janë planifikuar për tu investuar nga bashkia me fondet e veta janë: rikonstruksioni dhe sistemim-asfaltimi i rrugëve të fshatrave Bërxullë, Domje, Marikaj, Marqinet, Kodër-Bërxullë, Fushë-Prezë, ndërsa me fondet e zhvillimit të rajoneve është planifikuar investimi në asfaltimin e rrugës lidhëse Fushë-Prezë deri tek Ura e Limuthit Bërxullë, si dhe asfaltimi i rrugës Gjegj-Fushë Prezë. Të gjitha këto projekte të planifikuara për tu investuar nga bashkia kapin vlerën e 415 milion lekëve.
  3. Për vitin 2016, Bashkia Vorë me mjetet e veta, ka investuar në projekte infrastrukturore dhe në përmirësimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve në vlerën e 502 milion lekëve.

Për vitin 2017 është planifikuar të investohet në projekte të cilat kapin vlerën e 415 milion lekëve, të cilat do të financohen nga të ardhurat e bashkisë dhe Fondi Zhvillimit të Rajoneve.

Partnerët

  • ministra-e-transportit.jpg
  • jica.jpg
  • kfw.jpg
  • 11.jpg
  • 12.jpg
  • 13.jpg
  • 4.jpg
  • ministria-e-zhvillimit.jpg
  • 7.jpg
  • 5.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al