1. Bashkia Tiranë e ka qendrën në Tiranë.
  2. Bashkia ka qytetin e Tiranës, 12 njësi bashkiake dhe 136 fshatra në përbërje të 14 njësive administrative, Tiranë, Petrelë, Farkë, Zall-Bastar, Dajt, Bërzhitë, Krrabë, Baldushk, Shëngjergj, Vaqar, Kashar, Pezë, Ndroq, Zall-Herr.  
  3. Bashkia Tiranë gjendet në pjesën qendrore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Klos, Bulqizë, Librazhd dhe Elbasan; në veri me Bashkitë Klos, Mat dhe Krujë; ne jug me Bashkitë Elbasan, Peqin dhe Rrogozhinë; në perëndim me Bashkitë Kavajë, Durrës, Shijak, Kamëz, Krujë dhe Vorë.

Bashkia ka një sipërfaqe prej 1,119 km2, ndërsa sipërfaqja e tokës bujqësore është 18,520 ha.

  1. Bashkia karakterizohet nga një reliev i ndërthurur fushor- kodrinor-malor me diversitet të madh. Në territorin e bashkisë ngrihet mali i Dajtit, mali i Priskës dhe ai i Krrabës. Teritori i Bashkisë përshkohet nga lumi i Lanës, lumi i Erzenit dhe lumi i Tiranës.
  2. Popullsia e Bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 557 mijë banorë, nga regjistrat e gjendjes civile është rreth 787 mijë banorë, me një dendësi prej 700 banorë për km2, ndërsa dendësinë më të lartë në vendin tonë e ka qyteti i Tiranës me mbi 10,000 banorë për km2.
  3. Bashkia ka një larmi të madhe trashëgimie historike dhe kulturore, monumente të mbrojtura me ligj, si kala, kisha, xhami, ura, godina, si dhe disa muze që dëshmojnë historinë dhe kulturën. Më të spikaturat janë Kalaja e Tiranës, Kalaja e Petrelës, Shpella e Pëllumbasit, Ura e Tabakëve, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et`hem Beut, Pallati i Brigadave, Muzeu Kombëtar, Kisha Katolike, etj.
  4. Në Bashkinë e Tiranës sistemi shëndetësor është shumë i zhvilluar, ka një rrjet të madh spitalesh shtetërore dhe private, gjithashtu ka dhe 97 qëndra shëndetësore të shpërndara në fshatrat e bashkisë. Në ҫdo lagje të qytetit ka poliklinika shëndetësore dhe konsultore për nënat dhe fëmijët. Me një vendim të fundit Ministrisë së Shëndetësisë shërbimi i urgjencës është shpërndarë në disa zona të qytetit, për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë pacientëve të sëmurë.

Sistemi arsimor në këtë bashki ka një shtrirje nga qendra në periferi, aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e tyre 5 universitete shtetërorë dhe një sërë universitetesh private.

Arsimi parauniversitar përfaqësohet me 45 shkolla të mesme dhe një rrjet të gjërë shkollash 9 vjeҫare të shtrira në gjithë teritorin e bashkisë.

Të ardhurat e Bashkisë, për vitin 2015 kanë qenë 4 miliard e 181 milion lekë, ndërsa për 2016 janë arkëtuar rreth 11 miliardë lekë të ardhura.

Duke qenë qendra kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit, në territorin e bashkisë ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 35 mijë biznese të vogla dhe të mëdha, të cilat japin kontributin e tyre nëpërmjet taksave dhe tatimeve në buxhetin e bashkisë. Këto të ardhura janë një burim i mirë për financimin e projekteve të ndryshme në fushën e infrastrukturës, në fushën e shërbimeve, ne fushën e arsim-kulturës, ne fushën e pastrim-gjelbërimit, për ndërtimin e parqeve për fëmijë, për ndërtimin e banesave sociale, për ndërtimin dhe riparimin e qendrave shëndetësore në fshatra.

  1. Prioritet i bashkisë është ndërhyrja me investime në gjithë territorin e saj për të mundësuar një zhvillim të barabartë edhe për zonat rurale.
  2. Ndër projektet kryesore që Bashkia ka realizuar dhe është duke punuar mund të përmendim Rivitalizimi i Sheshit Skënderbej; Unaza e vogël dhe e madhe e Tiranës; disa parqe argëtimi për fëmijë, ku më i madhi është ai i ndërtuar në Kodrat e Liqenit Artificial; rinovimi i gjithë infrastrukturës së qytetit, ndriҫimi i rrugëve, përmirësimi rrjetit të ujësjellësit; etj.
  3. Për vitin 2016, Bashkia e Tiranës ka investuar rreth 11.2 miliard lekë të ndara sipas këtyre destinacioneve:
  • Në fushën e infrastrukturës rreth 4 miliard lekë;
  • Në fushën e shërbimeve publike rreth 3.4 miliard lekë;
  • Në fushën arsim-kulturë-sport rreth 2 miliard e 256 milion lekë;
  • Në fushën e strehimit rreth 1 miliard e 350 milion lekë;
  • Në fushën e kujdesit social rreth 160 milion lekë;
  • Në fushën e planifikim, menaxhim, administrim rreth 97 milion lekë;
  • Në fushën e rendit, mbrojtjes, emergjencës rreth 35 milion lekë;

Për vitin 2017, bashkia ka planifikuar për të investuar rreth 8 miliard e 255 milion lekë, të ndara sipas këtyre destinacioneve:

  • Në fushën e infrastrukturës rreth 3.8 miliard lekë;
  • Në fushën e strehimit rreth 1.45 miliard lekë;
  • Në fushën e shërbimeve publike rreth 1.2 miliard lekë;
  • Në fushën e arsimit, kulturës, sporteve rreth 1.25 miliard lekë;
  • Në fushën e planifikimit, menaxhimit, administrimit rreth 486 milion lekë;
  • Në fushën e rendit, mbrojtjes rreth 48 milion lekë;
  • Për kujdesin social rreth 9.8 milion lekë.

Partnerët

  • 4.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • minturizmit.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • 7.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al