No News items can be found, please choose another source of article

  1. Bashkia Krujë ka qendrën në qytetin e Krujës.
  2. Bashkia ka 2 qytete (Kruja dhe Fushë-Kruja) dhe 50 fshatra të shtrira në 6 njësi administrative Krujë, Fushë-Krujë, Bubq, Nikël, Thumanë dhe Cudhi.  
  3. Bashkia Krujë gjendet në pjesën qendrore-perëndimore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Mat, Klos dhe Tiranë; në veri me Bashkitë Mat dhe Kurbin; në jug me Bashkitë Tiranë, Kamëz dhe Vorë; në perëndim me Bashkinë Durrës.

 

Bashkia ka sipërfaqe 335 km2, ndërsa sipërfaqja e tokës bujqësore 12,202 ha.

 

  1. Distanca me e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 27 km. Bashkia karakterizohet nga një reliev fushor-kodrinor-malor. Në këtë Bashki shtrihet vargmali Krujë-Dajt.

 

  1. Popullsia e Bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 60 mijë banorë, por nga regjistri i librave të zyrës së gjendjes civile është rreth 79 mijë banorë, me një dendësi prej 240 banorë për km2.

 

  1. Bashkia ka larmi të trashëgimisë historike dhe kulturore, monumente të mbrojtura me ligj, kala, kisha dhe xhami të vjetra, si dhe muze të pasur që dëshmojnë historinë dhe kulturën e lashtë të zonës. Më të spikatur janë objektet si: Kalaja e Krujës, Muzeu i Skënderbeut, Kalaja e Zgërdheshit, Teqeja e Dollmës, etj

 

  1. Në Bashkinë e Krujës sistemi shëndetësor përfaqësohet nga spitali në qytetin e Krujës dhe 52 qendra shëndetësore të shpërndara në njesitë administrative dhe fshatrat e bashkisë.

 

Sistemi arsimor përfaqësohet nga një sërë shkollash 9-vjeҫare të shpërndara në gjitha njësitë administrative dhe fshatrat e saj dhe 6 shkolla të mesme.

 

Të ardhurat e Bashkisë në përgjithësi janë të ulëta për shkak të arkëtimeve të pakta që vijnë nga taksat dhe tatimet, për shkak se në territorin e saj ushtrojnë aktivitet një sërë subjektesh private, kryesisht biznese të vogla familjare.

 

  1. Një nga prioritetet bazë të bashkisë është mbështetja dhe promovimi i turizmit kulturor dhe historik të zonës, duke shfrytëzuar sa më mirë resurset historike dhe kulturore të bashkisë.

 

  1. Për vitet 2015-2016, Bashkia Krujë investimet i ka përqendruar në punët publike, kryesisht në: sistemimin dhe rivitalizimin e qendrave të qyteteve; sistemim-asfaltim rrugësh rurale; mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanaleve vaditëse dhe atyre kullues; mirëmbajtja dhe venia në funksionim të rezervuareve të zonës; mbajtja në gadishmëri të hidrovoreve; etj.

 

  1. Për vitin 2016 bashkia ka investuar rreth 110 milion lekë nga të ardhurat e bashkisë dhe 230 milion nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve (FZHR), ndërsa për vitin 2017 ka planifikuar të investojë rreth 139 milion lekë nga mjetet e veta të ndara si më poshtë:

 

  • Në fushën e infrastrukturës rreth 119 milion lekë;
  • Në fushën e shërbimeve publike rreth 6.5 milion lekë;
  • Në fushën e arsim-kulturës rreth 7 milion lekë;
  • Në fushën e shëndetësisë rreth 1.5 milion lekë;
  • Për hartimin e projekteve rreth 5 milion lekë. 

 

Partnerët

  • ministria-e-zhvillimit.jpg
  • 5.jpg
  • 13.jpg
  • 12.jpg
  • jica.jpg
  • 7.jpg
  • 4.jpg
  • kfw.jpg
  • ministra-e-transportit.jpg
  • 11.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al