No News items can be found, please choose another source of article

  1. Bashkia Kamëz ka qendër qytetin Kamëz.
  2. Bashkia ka edhe 14 fshatra, të cilët janë pjesë përbërëse e 2 njësive administrative Kamëz dhe Paskuqan.  
  3. Bashkia Kamëz gjendet në pjesën qendrore të teritorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkinë Tiranë; në veri me Bashkitë Tiranë dhe Krujë; në jug me Bashkinë Tiranë; në perëndim me Bashkinë Vorë.

Bashkia ka një sipërfaqe 37.5 km2, ndërsa sipërfaqja e tokës bujqësore është 1,542 ha.

  1. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 10 km.  Bashkia karakterizohet nga një reliev tërësisht fushor.
  2. Popullsia e Bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 104 mijë banorë, por nga regjistrat e gjendjes civile të bashkisë rezulton të jetë rreth 126 mijë banorë, me një dendësi prej 332 banor për km2, nga më të lartat në vend.
  3. Në territorin e bashkisë nuk ka objekte të trashëgimisë historike apo kulturore për tu vizituar, por duke qenë kaq afër me kryeqytetin, banorët e saj kanë akses për të vizituar objektet e trashëgimisë kulturore të tij.
  4. Në Bashkinë Kamëz sistemi shëndetësor ka 4 qendra shëndetësore, ndersa ai arsimor ka 1 shkollë të mesme në Kamëz dhe disa shkolla 9-vjecare të shpërndara në gjithë njësitë administrative dhe fshatrat e bashkisë. Popullsia e kësaj njësie, për shkak të largësisë shumë të shkurtër me Tiranën, shfrytëzon gjithë infrastrukturën spitalore dhe atë arsimore te kryeqytetit.

Gjithashtu për shkak të afërsisë gjeografike me kryeqytetin, shumë kompani të mëdha ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Kamëz, nga ku bashkia vjel të ardhura të mëdha nëpërmjet taksave dhe tatimeve. Ne këto kushte kur të ardhurat janë të larta, investimet e bashkisë janë të konsiderueshme, të cilat i mbulon vetë.

  1. Në këtë bashki prioritet bazë është rritja e mirëqenies së banorëve duke ritur cilësinë e shërbimeve, si dhe përmirësimi i infrastruktuës në shërbim të rritjes së cilësisë së jetës së banorëve.
  2. Investimet e bashkisë janë përqendruar kryesisht në përmirësimin e infrastrukturës që lidh qëndrën me fshatrat dhe përmirësimin e rrjetit të kanaleve kulluese; ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore; përmirësimin e rrjetit të rrugëve dhe trotuareve të qytetit; përmirësimin e furnizimit me ujë te pijshëm të disa fshatrave etj.
  3. Për vitin 2016 bashkia Kamëz ka investuar rreth 206 milion lekë nga buxheti i vetë bashkisë, ndërsa për vitin 2017 ka planifikuar të investojë rreth 308.5 milion lekë sipas kësaj strukture:
  • Në fushën e infrastrukturës rreth 287.2 milion lekë;
  • Në fushën e shërbimeve publike rreth 11.3 milion lekë;
  • Për hartimin e projekteve rreth 10 milion lekë;

Partnerët

  • 13.jpg
  • 7.jpg
  • 4.jpg
  • jica.jpg
  • 12.jpg
  • 5.jpg
  • kfw.jpg
  • ministra-e-transportit.jpg
  • ministria-e-zhvillimit.jpg
  • 11.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al