1. Bashkia Dibër ka qendrën në qytetin e Peshkopisë.
  2. Bashkia ka qytetin dhe 141 fshatra që janë pjesë e 14 NJA: Lura, Zall-Reҫi, Zall-Dardhë, Selishta, Luzni, Muhuri, Arrasi, Fushe-ҫidhna, Sllova, Kalaja e Dodës, Kastrioti, Tomini, Melani dhe Maqellara.
  3. Bashkia Dibër gjendet në pjesën veri-lindore të teritorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Republikën e Maqedonisë; në veri me Bashkinë Kukës; në jug me Bashkinë Bulqizë; në perëndim me Bashkitë Mirëditë, Mat dhe Klos.

 

Bashkia ka një sipërfaqe prej 1001 km2. Në këtë territor bëjnë pjesë Parku Kombëtar i Lurës, Parku natyror Korab-Koritnik dhe rezervati i mbrojtur natyror Luzni-Bulaҫ.

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore gjithësej është 19,117 ha, nga kjo sipërfaqja e tokës nën ujë është 10,174 ha.

 

Sipërfaqja me pyje është 53,857 ha, ndërsa livadhet janë 11,886 ha.

 

  1. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 182 km, gjithashtu ndodhet 44 km larg nga Lura, 36 km larg nga Kalaja e Dodës, 18 larg nga pika kufitare e Bllates dhe 87 km larg nga pika kufitare e Morinës.

 

Sistemi rrugor funksional i bashkisë përbëhet nga një rrjet rrugor prej 911 km, nga të cilat vetëm 145 km janë të asfaltuara.

 

Bashkia karakterizohet kryesisht nga një reliev malor me diversitet të madh. Këtu ndodhet mali i Korabit me lartësi 2751 m mbi nivelin e detit, që është mali më i lartë në Shqipëri. Gjithashtu duhen përmendur Liqenet e Lurës, të famshëm për bukuritë e tyre natyrore.

 

Territori i bashkisë përshkohet nga Lumi Drin.

 

  1. Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 69 mijë banorë, por nga regjistri i zyrës së gjendjes civile të bashkisë është rreth 79 mijë banorë, me një dendësi prej 79 banorë për km2. Duke e krahasuar me vitin 1990, popullsia ka pësuar ulje me rreth 13 mijë banorë.

 

  1. Bashkia ka një larmi të madhe trashëgimie historike dhe kulturore, monumente, kala, kisha xhami si dhe muze të pasur që dëshmojnë historinë dhe kulturën e lashtë të zonës.

 

Më të spikatura janë: Kalaja e Grazhdanit; Kalaja e Lashkizës; Kalaja e Dodës; Qyteti i Skënderbeut; Kisha e Shën Sotirit; Kisha e Shpërfytyrimit Herbel; Xhamia e Allajbegisë; Xhamia e vjetër e qytetit; Teqja e qytetit; etj.

 

  1. Në Bashkinë Dibër ushtrojnë aktivitetin e tyre rreth 780 biznese të vogla (kryesisht familjare) dhe 76 biznese të mëdha në fusha të tilla si bujqësia, blegtoria, pylltaria, ndërtimi, minierat, hidroenergjia, shërbimet etj. Aktualisht në bashki ushtrojnë aktivitetin e tyre 19 baxho, 16 magazina frigoriferike dhe 3 linja për përpunimin e frutave.

 

Ka interes për ndërtimin e hoteleve dhe bujtinave për të pritur turistët vendas dhe të huaj për shfrytëzimin e kompleksit të llixhave dhe ecjet në natyrën e bukur të bashkisë.

 

Në bashki sot funksionojnë 69 ҫerdhe-kopshte, 41 shkolla për arsimin 9 vjeҫar dhe 9 shkolla për arsimin e mesëm.

 

Sistemi shëndetësor i bashkisë aktualisht përfaqësohet nga një spital rajonal, një poliklinikë, 15 qendra shëndetësore, 146 ambulanca, 15 konsultore për nënën dhe fëmijën, 15 farmaci dhe 11 klinika dentare.

 

  1. Bashkia Dibër ka shpallur si prioritet të saj, zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe promovimin e produkteve turistike.

 

  1. Në planin afatshkurtër dhe afatmesëm, Bashkia Dibër ka planifikuar të investojë rreth 2.4 miliard lekë sipas këtyre fushave:

 

  • Në fushën e infrastrukturës 1.2 miliard lekë;
  • Në fushën e arsim-kulturës 435 milion lekë;
  • Në fushën e bujqësisë 400 milion lekë;
  • Në fushën e ujësjellës-kanalizimeve 100 milion lekë;
  • Pjesa tjetër në fusha të tjera.

 

  1.  Për vitin 2016 bashkia ka investuar rreth 205 milion lekë, ndërsa për vitin 2017 ka planifikuar të investojë rreth 1.7 miliard lekë.

 

 

 

 

Partnerët

  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • 4.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • minturizmit.jpg
  • 7.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al