1. Bashkia Klos e ka qendrën në qytezën Klos.
  2. Bashkia ka qytezën e Klosit dhe 30 fshatra, që janë pjesë përbërëse e 4 NJA të Klosit, Suҫit, Gurrës dhe Xibrit.
  3. Bashkia Klos gjendet në pjesën qendrore-malore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Bulqizë dhe Dibër; në veri me Bashkinë Mat; në jug me Bashkinë Tiranë; në perëndim me Bashkitë Mat, Krujeë dhe Tiranë.

Bashkia ka një sipërfaqe prej 258 km2, sipërfaqja e tokës bujqësore është 7,897 ha, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga pyje, kullota, lëndina, kreshta, etj. Territori i bashkisë përshkohet nga lumi Mat.

  1. Distanca më e shkurtër në rrugë nacionale me kryeqytetin është 110 km, 50 km larg nga pika e kufirit Bllatë me Maqedoninë, 44 km larg nga NJA Suҫ, 36 km larg nga NJA Gurrë dhe 18 km larg nga NJA e Xibrit.
  2. Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi ishte rreth 21 mijë banorë, ndërsa nga burimet zyrtare të bashkisë rezulton rreth 15.3 mijë banorë, me një dendësi prej 78 banorë për km2.
  3. Me vendim të KM janë një sërë pasurish natyrore që janë shpallur monumente natyrore, monumente kulture dhe monumente historike.

Në këtë zonë mund të përmendim disa monumente si: Rruga e vjetër e Arbrit, Ura e Allamanit, Ura e Vashës, Kalaja e Xibrit, Sarajet e Zogut, Varri i turkut, Kulla e Dedollit, etj.

  1. Aktualisht në Bashkinë Klos ushtrojnë aktivitet rreth 200 subjekte private në fusha të tilla si: tregeti, shërbime dhe nxjerrje minerali kromi.

Sektori shëndetësor përfaqësohet me 20 qendra shëndetësore dhe 5 farmaci.

Sektori arsimor përbëhet nga 3 shkolla të mesme dhe disa shkolla 9-vjeҫare të shpërndara në njesitë e bashkisë.

  1. Ndër prioritet kryesore për bashkinë është zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë dhe blegtorisë, duke mos lënë pas dore promovimin e turizmit.
  2. Në planin afatmesëm bashkia ka projekte, të cilat kapin vlerën e 1 miliard lekëve sipas fushave:
  • Në fushën e infrastrukturës rreth 700 milion lekë;
  • Në fushën e arsim-kulturës rreth 160 milion lekë;
  • Në fushën e bujqësisë rreth 80 milion lekë;
  • Në fushën e shërbimeve rreth 60 milion lekë.
  1. Për vitin 2016 bashkia ka investuar rreth 50.5 milion lekë, ndërsa për vitin 2017 ka planifikuar të investojë rreth 95 milion lekë.

Partnerët

  • minturizmit.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • 7.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • 4.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al