1. Qendra e bashkisë Bulqizë është qyteti i Bulqizës.
  2. Bashkia ka 2 qytete (Bulqiza dhe Krasta) dhe 63 fshatra që janë pjesë përbërëse e 8 NJA (Bulqizë, Martanesh, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren dhe Trebishtë).
  3. Bashkia gjendet në pjesën veri-lindore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Republikën e Maqedonisë; në veri me Bashkinë Dibër; në jug me Bashkinë Librazhd; në perëndim me Bashkitë Klos dhe Tiranë.

Bashkia shtrihet në një teritor me sipërfaqe prej 678,51 km2.

Sipërfaqja e tokës bujqësore është 8,750 ha, me ndarjen e re teritoriale i janë shtuar edhe 18,578.8 ha pyje, 5,057.2 ha kullota, 6,505 ha sipërfaqe inproduktive dhe 114.8 ha sipërfaqe ujore.

Janë disa zona të mbrojtura si : zona Shebenik-Jabllanicë; zona Mali me gropa-Bizë-Martanesh; zona Vali-Brosh Berdhet dhe Ballenjë.

  1. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë tokësore është 127 km, gjithashtu është 34 km larg nga pika kufitare e Bllatës me Maqedoninë.

Teritori i bashkisë është terren malor ku lërtësia shkon nga 420 m deri në lartësinë 2101 m. Përshkohet nga lumi Zall i Bulqizës, Zalli i Okshtunit dhe lumi i Matit.

Në Bulqizë dhe në Krastë gjenden vendburimet më të mëdha në Shqipëri për mineralin e kromit.

  1. Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 31 mijë banorë, por nga regjistri i gjendjes civile të bashkisë është rreth 40 mijë banorë, me një dendësi prej 60 banorë për km2.
  2. Tradita kulturore dhe etnografike e Bulqizës është e pasur me monumente natyrore, kulturore, gjeomonumente, hidromonumente dhe biomonumente. Si monumente të kulturës mund të përmendim: Teqja e Bllacës, Kisha e Kovashicës, Xhamia e Vleshës, Kulla e Krajkave, Kisha e Kaziakut, Kulla e Markeve etj.
  3. Në territorin e bashkisë, shërbimi shëndetësor i ofrohet popullatës nëpërmjet 8 qendrave shëndetësore, 28 ambulancave, 6 klinika dentare dhe 8 farmacive.

Shërbimi arsimor funksionon me 5 shkolla të mesme, 20 shkolla fillore e 9-vjeҫare dhe 34 kopshte-ҫerdhe.

Jane 108 subjekte që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e tregtisë, të shërbimeve, të transportit, të prodhimit, të përpunimit, etj. Në fushën e nxjerrjes dhe të përpunimit të kromit ushtrojnë aktivitet 119 subjekte.

  1. Bashkia ka përcaktuar si prioritet primar, zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe të shfrytëzimit më të mirë të resurseve të saj.
  2. Në planin afatmesëm bashkia ka planifikuar për të investuar në projkte sipas këtyre fushave:
  • Në fushën e infrastrukturës 338 milion lekë;
  • Në fushën e ujësjellës-kanalizimeve 58 milion lekë;
  • Në fushën arsim-kulturës 53 milion lekë;
  • Në fushën e shëndetësisë 14 milion lekë;
  • Për liqen artificial 500 milion lekë;
  • Të tjera 34 milion leke;
  1.  Për vitin 2016 bashkia ka investuar rreth 249 milion lekë, ndërsa për vitin 2017 ka planifikuar të investojë rreth 493 milion lekë.

Partnerët

  • minturizmit.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • 4.jpg
  • 7.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al