1. Bashkia Shijak ka qendrën në qytetin e Shijakut.
  2. Bashkia ka qytetin e Shijakut dhe 25 fshatra, të cilët janë pjesë përbërëse e 4 NJA: Shijak, Maminas, Xhafzotaj dhe Gjepalaj.
  3. Territori i bashkisë gjendet në pjesën qendrore-perëndimore të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Tiranë dhe Vorë; në veri me Bashkitë Vorë dhe Durrës; në jug me Bashkitë Durrës dhe Tiranë dhe në perëndim me Bashkinë Durrës.

Bashkia ka një sipërfaqe prej 92 km2, ndërsa sipërfaqja e tokës bujqesore është rreth 5,128 ha, gjithashtu në teritorin e bashkisë gjenden rreth 492 ha me pyje dhe kullota.

  1. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 35 km, ndërsa largësia nga Durrësi është 10 km.

Bashkia karakterizohet nga një reliev që në pjesën më të madhe e dominojnë fushat, por ka dhe kodra të ulëta.

Territori i bashkisë përshkohet nga lumi i Erzenit.

  1. Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është 28 mijë banorë, por nga regjistri i gjendjes civile rezulton të jetë rreth 44.5 mijë banorë.
  2. Në bashkinë e Shijakut ka një spital me parametra bashkëkohorë dhe 29 qendra shendëtsore, ndërsa sistemi arsimor përfaqesohet me 2 shkolla të mesme dhe me shkolla 9 vjeҫare në gjithë fshatrat e bashkisë.
  3. Bashkia Shijak është pjesë përbërëse e rajonit ekonomik Tiranë-Durrës, ndaj pritet një zhvillim ekonomik i rëndësishëm nga ky rajon sa i takon sektorit të investimeve dhe sektorit të shërbimeve.

Zhvillimi i degës së industrisë së lehtë dhe përpunuese, do të sillte një rritje të vlerës së produkteve, e shoqëruar kjo me zhvillimin e zonës dhe rritje të punësimit të popullatës.

  1. Ndër prioritetet kryesore të bashkisë është zhvillimi dhe mbështetja me fonde i sektorit të bujqësisë dhe atij agropërpunues.
  2. Programet dhe projektet kryesore që bashkia ka planifikuar për të investuar në planin afatshkurtër dhe afatmesëm, me mjetet e veta, të qeverisë apo të donatorëve të huaj janë rreth 2.1 miliard lekë.
  3.  Gjatë vitit 2016 bashkia ka investuar rreth 30 milion lekë, ndërsa për vitin 2017 ka planifikuar të investojë rreth 49 milion lekë.

Partnerët

  • ADC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • minturizmit.jpg
  • 7.jpg
  • 4.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al