1. Bashkia Rrogozhinë e ka qendrën në qytetin e Rrogozhinës.
  2. Bashkia ka qytetin dhe 36 fshatra, të cilat janë pjesë përbërëse e 5 NJA Rrogozhinë, Kryevidh, Sinaballaj, Lekaj dhe Gosë.
  3. Teritori i bashkisë gjendet në qendër të Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Tiranë dhe Peqin; në veri me Bashkitë Tiranë dhe Kavajë; n jug me Bashkitë Divjakë dhe Lushnje dhe në perëndim me Detin Adriatik.

Bashkia ka një sipërfaqe 223.5 km2.

Sistemi bujqësor ka sipërfaqe prej 9,442 ha; sistemi natyror ka sipërfaqe 10,430 ha; sistemi urban ka sipërfaqe 1,781 ha; sistemi ujor ka sipërfaqe 397 ha; sistemi infrastrukturor ka sipërfaqe 300 ha.

  1. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 76 km. Relievi i bashkisë në gjithë sipërfaqen e saj përbëhet nga ndërthurja e kodrave dhe fushave, në kufirin perëndimor është vija bregdetare e Detit Adriatik, pjesa qendrore përshkohet nga lugina e lumit Shkumbin dhe fusha e Gosë-Ballaj, në anën lindore gjenden një varg kodrash me lartësi të ndryshme.
  2. Popullsia e bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 23 mijë banorë, por nga regjistri i gjendjes civile të bashkisë rezulton të jetë rreth 41 mijë banorë, me një dendësi prej 191 banorë për km2.
  3. Rajoni Kavajë, Rrogozhinë dhe Divjakë gëzon një histori dhe trashëgimi kulturore të pasur me elemente të ndryshëm që përbëjnë potencial për zhvillimin e turizmit kulturor si: Muzeu Etnografik i Kavajës; Kisha e Shën Premtes; Kalaja e Turrës; Kalaja e Vilebashtovës; Kisha e Shën Thanasit në Divjakë; Rruga Egnatia; Ura antike mbi lumin Shkumbin.
  4. Bashkia Rrogozhinë ka ndërveprim ekonomik, infrastrukturor, social me rajonin e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Lushnjës. Këtu ushtrojnë aktivitet ekonomik rreth 560 biznese në fushën e bujqësisë, blegtorisë, shërbimeve, peshkimit, tregtisë, industrisë përpunuse, etj.

Sistemi arsimor i bashkisë përfaqësohet nga 21 kopshte-ҫerdhe, 26 shkolla 9-vjeҫare dhe 3 shkolla të mesme.

Sistemi shëndetësor përfaqësohet nga poliklinika në qendër të qytetit dhe 8 qendra shëndetësore të shpërndara në territorin e bashkisë.

  1. Ndër prioritetet kryesore të bashkisë është fuqizimi i sektorit të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit duke mos lënë pas dore zhvillimin dhe standartizimin e shërbimeve turistike.
  2. Ndër projektet e realizuara mund të përmendim: rivitalizimi i plazhit të Spillesë, impianti i ndalimit të mbetjeve plastike mbi lumin Shkumbin. Në termat afatmesme dhe afatgjatë bashkia ka projektuar investime të ndërlidhura me Bashkinë Kavajë dhe Divjakë. Për territorin e saj janë projektuar investime që kapin vlerën e rreth 2 miliard e 755 milion lekë.
  3. Për vitin 2016 e në vazhdim për vitin 2017 janë duke u investuar rreth 194 milion lekë. 

Partnerët

  • 4.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • minturizmit.jpg
  • 7.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al