1. Bashkia Mat ka qendrën në qytetin e Burrelit.
  2. Bashkia ka qytetin e Burrelit dhe 47 fshatra, të cilat janë pjesë e 8 NJA: Burrel, Baz, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Lis dhe Ulëz.  
  3. Bashkia Mat gjendet në pjesën qendrore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkinë Dibër; në veri me Bashkinë Mirditë; në jug me Bashkitë Klos dhe Krujë; në perëndim me Bashkitë Kurbin dhe Krujë.

Bashkia ka një sipërfaqe 501 km2, sipërfaqja e tokës bujqësore 6,836 ha, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga pyje, kullota, lëndina, pllaja, kreshta, etj.

  1. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 95 km.  Bashkia karakterizohet nga një reliev kodrinor-malor. Territori i Bashkisë përshkohet nga lumi Mat, në rjedhjën e të cilit janë ngritur 2 hidrocentale, i Ulzës dhe i Shkopetit dhe si rezultat e tyre janë krijuar 2 liqene.
  2. Popullsia e Bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 31 mijë banorë, por nga regjistri i zyrës së gjendjes civile rezulton të jetë rreth 43 mijë banorë, me një dendësi prej 79 banor për km2.
  3. Në këtë bashki ka disa objekte historike e kulturore të cilat ia vlen t‘i vizitosh si, Shpella e Pëllumbave, Shpella e Blazit dhe shpella e Nezirit në luginën e Valit.
  4. Në Bashkinë e Matit sistemi shëndetësor përbëhet nga spitali i qytetit Burrel dhe 43 qendra shëndetësore të shpërndara në gjithë njesitë administrative dhe fshatrat e bashkisë.

Sistemi arsimor ka në përbërje të tij shkolla 9 vjeҫare të shtrira në gjithë njesitë administrative dhe fshatrat e tyre si dhe 8 shkolla të mesme.

Në territorin e bashkisë ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik një sërë subjektesh private, kryesisht biznes i vogël familjar, si të tilla të ardhurat e bashkisë nga taksat dhe tatimet janë të pakta. Në këto kushte, pjesa më e madhe e investimeve të kryera si dhe ato që janë planifikuar për tu kryer në bashki mbulohen nga fondet e Qeverisë apo donatorëve të ndryshëm.

  1. Prioritet për Bashkinë është promovimi dhe zhvillimi i turizmit malor dhe liqenor, si dhe një zhvillim të qëndrueshëm të blegtorisë, duke rritur kapacitetet përpunuese.
  2. Investimet në këtë Bashki janë përqendruar në: Rivitalizimin e qendrës së qytetit Burrel; përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidhin qytetin me fshatrat e bashkisë; ndërhyrja në përmirësimin e furnizimit me ujë të disa fshatrave etj.
  3. Për vitin 2016 Bashkia e Matit ka investuar në fushën e infrastrukturës rrugore shumën e 20.8 milion lekëve, ndërsa për vitin 2017 janë planifikuar për tu investuar rreth 390 milion lekë të ndara:
  • Në fushën e infrastrukturës rreth 327.5 milion lekë;
  • Në fushën e shërbimeve publike rreth 37.5 milion lekë;
  • Në fushën e arsim-kulturës rreth 5 milion leke;
  • Në fushën e projekteve rreth 20 milion lekë.

Partnerët

  • minturizmit.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg
  • MIn-bujqesi.jpg
  • 4.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • 7.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al