1. Bashkia Kavajë e ka qendrën në qytetin e Kavajës.
  2. Bashkia ka qytetin dhe 32 fshatra, të cilët janë pjesë përbërëse e 5 NJA Kavajë, Synej, Luz i Vogël, Golem dhe Helmas.  
  3. Bashkia Kavajë gjendet në pjesën perëndimore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Tiranë dhe Rrogozhinë; në veri me Bashkitë Durrës dhe Tiranë; në jug me Bashkinë Rrogozhinë; në perëndim me Detin Adriatik.

Bashkia ka një sipërfaqe prej 199 km2.

Sipërfaqja e tokës  bujqësore është 10,642 ha.

  1. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 49 km.  Bashkia karakterizohet nga një reliev fushor me kodrina të ulta. Territori i Bashkisë përshkohet nga dy përrenj Leshniqe dhe Dorsi.
  2. Popullsia e Bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 50 mijë banorë, por nga regjistri i zyrave të gjendjes civile rezulton rreth 79 mijë banorë, me nje dendësi prej 400 banorë për km2.
  3. Bashkia ka një larmi të madhe trashëgimie historike dhe kulturore, monumente të mbrojtura me ligj, kala, kisha, xhami të vjetra, banesa të vjetra. Mund të përmendim Kalanë e Zig Xhafajt, Kulla e Sahatit, muzeu etnografik, etj.
  4. Në Bashkinë e Kavajës sistemi shendetësor përfaqësohet nga një spital në qytet dhe 36 qendra shëndetësore të shpërndara në gjithë teritorin e saj.

Sistemi arsimor përfaqësohet nga 5 shkolla të mesme dhe shkolla 9 vjeҫare që funksionojnë në gjithë fashatrat e bashkisë.

  1. Prioritet për Bashkinë është promovimi dhe zhvillimi i turizmit bregdetar me nismën “Kavaja qytet bregdetar“.
  2. Ndër projektet kryesore që janë realizuar mund të përmendim: rivitalizimi i qendrës së qytetit; rehabilitimi i përroit Leshniqe me 1 km të lundrueshëm; pastrimi i rrjetit të kanaleve kulluese dhe mirëmbajtja e digave të rezervuarëve.
  3. Per vitin 2016 bashkia ka investuar rreth 95 milion lekë, ndërsa për vitin 2017 ka planifikuar të investojë rreth 168 milion lekë, kryesisht në infrastrukturë.

Partnerët

  • MIn-bujqesi.jpg
  • SDC-Logo.jpg
  • minturizmit.jpg
  • 7.jpg
  • 4.jpg
  • ADC-Logo.jpg
  • Min-Infrastruktures-energjise.jpg

Thirrje për Projekte

  • Thirrja per aplikime Janar 2017
  • Thirrja per aplikime Shkurt 2017
  • Thirrja per aplikime Mars 2017
  • Thirrja per aplikime Prill 2017

 

Fotogaleria

Foto nga Aktivitetet

 

Abonohu

Kontakt

Agjencia për Zhvillim Rajonal 2
Adresa: Rr. Skënderbej 6/1/7
Tirana, ALBANIA

Mail: info@rda2tirana.org.al